web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I kishte premtuar fejesë/ 17-vjeçari fton të miturën në shtëpi dhe e përdhunon (Detajet)

28 Gusht 2017, 17:31, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit gjatë mesditës të ditës së shtunë, ku një 17-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur, 13 vjeç.

Pasi ishin njohur në rrjetet sociale, djali e ka ftuar në shtëpinë e tij 13-vjeçaren, në një moment që në shtëpi nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Ai ka përfituar nga dobësia e vajzës dhe e ka përdhunuar. Më pas vajza ka shkuar për të bërë denoncimin në polici, ku  është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj te shtëpia, por nuk e mendonte që gjërat do të shkonin kështu, shkruan Panorama.

Gjithashtu vajza  është shprehur se adoleshenti i kishte premtuar se do të fejoheshin së shpejti dhe se në dijeni për lidhjen e tyre ishin edhe familjet.

Pas denoncimit, forcat e policisë janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit.





Lajmet e fundit nga