10 filma që janë shumë ndryshe nga librat
Librat janë burime të shkëlqyera të materialit për filma, nd...
Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit, shërbimet inteligjente të disa shteteve partnere në NATO, sinjalizuan autoritetet më të larta të vendit tonë mbi disa negociata të dyshimta ndërmjet GAZPROM-it rus dhe kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë.
Historia nis në verën e vitit 2016, kur kompania ?JURIMEX? në pronësi të biznesmenit rus Robert Nowikovsky, kërkoi të merrte me koncension disa blloqe naftëmbajtëse në jug të vendit.
Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncensionare.
Portali “Hashtag.al” ka siguruar të plotë shkresën që drejtori Endri Puka i dërgoi Ministrit Gjiknuri dhe ish-kreut të AKBN-së.

Për katër muaj me radhë ministri Gjiknuri nuk e adresoi kërkesën e Endri Pukës, vartësit të tij besnik.
Deri kur, në Prill-2017 ish-drejtori i AKBN-së Viktor Tusha ndërhyri zyrtarisht dhe nëpërmjet një shkrese i kërkonte Albpetrol-it dhe Ministrisë së Energjisë që të verifikonin kompaninë ?JURIMEX? dhe biznesmenin rus Nowikovsky pasi marrëveshja me këtë biznesmen mund të cenonte sigurinë kombëtare.
Një muaj pasi Tusha dërgoi shkresën paralajmëruese, ministri Damian Gjiknuri e pezulloi atë nga detyra.
Ky ishte momenti kur disa shërbime inteligjente të vendeve partnere sinjalizuan me shqetësim shërbimet shqiptare si dhe personalitetet më të larta të vendit mbi situatën.
Një burim diplomatik informoi Hashtag.al se sinjali i mbërritur nga shërbimet partnere sugjeronte se ministri Gjiknuri dhe drejtori i Albpetrol-it Endri Puka ishin në favor të realizimit të marrëveshjes koncensionare me rusët, ndërsa Gjiknuri dyshohej se kishte kontaktuar në mënyrë informale jashtë vendit dhe përfaqësues të kompanisë ruse JURIMEX.
Ministria e Energjisë dhe Albpetroli po tentonin të lidhnin marrëveshje zyrtare me një biznesmen rus, emri dhe roli i të cilit njihet si pararoja e interesave të GAZPROM-it në Evropë.
Robert Nowikovsky
Robert Nowikovsky është hebre me origjinë ruse, i cili dyshohet se ka kontrabanduar me Moskën që nga koha e BRSS. Emri i Robert Nowikovsky-it nga kërkimi i hapësirës publike është evident, duke u bazuar në dokumentat e Senatit Amerikan, Komisionit Energjitik të BE dhe mediave prestigjoze ndërkombëtare. Disa media moskovite kanë raportuar se Nowikovsky është person i besuar dhe partner në biznes, i ish-drejtorit të GAZPROMBANK, Andrei Akimov.
Skema e lidhjes së kompanive të Robert Nowikovskyt me GAZPROM-in
Janë disa kompani në pronësi, në përqindje të ndryshme të zotit Robert Nowikovsky, (si psh. Centrex Group, Jurimex Commerce Transit GMBH, CEEGAG, GHGAS, ZAOAB etj), të cilat shërbejnë si urë për marrjen e koncensioneve të ndryshme, në krijimin e shoqërive të caktuara dhe pastaj për blerjen 100% të këtyre aksioneve nga GAZPROM.
Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky është cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit Amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvivzjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.
Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco. Nowikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian./Hashtag.al
Librat janë burime të shkëlqyera të materialit për filma, nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një status ironizue...
Martini klasik është një shtyllë në kulturën e koktejve, por...
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor sot në Durrës nuk ...
Pas gati një ore, kryeministrat dhe Komisionieri Johanes Hah...
Pas atentatit që la katërmbëdhjetë viktima e njëqind të plag...
Është e mahnitshme të shohësh se sa shpejt ndryshon industri...
Shpesh stilistët arrijnë të dizenjojnë veshje të jazhtëzakon...
Për Tregun e Përbashkët Europian u deshën 35 vite që të krij...
Nuk ka gjë të tillë si moti i keq … vetëm klima të ndryshme ...
Është e vështirë për të masësh lumturinë, pasi ndonjëherë ës...
Ish-Kryeadministratori i Bosnjes dhe njëkohësisht një nga di...
Dizenjuesit dhe inxhinierët çdo ditë me zhvillimin e teknolo...
Ka disa gjëra që meshkujve iu duken aspak tëheqëse tek një f...
Dy vëllezërit e njohur korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë ...
Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, ...
Gazetari i njohur Andi Bejtje ka bërë një postim në rrjetet ...
Mirësjellja është ajo çfarë e dallon një femër me klas nga t...
Një 55-vjeçar, i cili është arrestuar për vjedhje të energji...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...