Manjani ironizon Ramën/ Rilindja ia arriti qëllimit, ta gëzojmë!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar në rrje...
Emergjencat Civile kanë dhënë informacion mbi situatën e zjarreve në vendin tonë.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 vatra zjarri dhe për të mbajtur situatën nën kontroll janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 15 automjete zjarrfikëse, 70 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, dhjetëra qytetarë vullnetarë, si edhe helikopterë.
Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjen për ndihmë ndaj qytetarëve në rast se konstatohet zjarr. Qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128
QARKU SHKODËR
Vatrat e zjarrit në pyllin me pisha mbi pikën turistike të fshatit Theth, bashkia Shkodër, të cilat rrezikonin banesat dhe pushuesit janë shuar pas futjes në operacion të helikopterit. Forcat e Pyjores nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor.
QARKU LEZHË
Vijon operacioni në fshatin Orosh, bashkia Mirditë në zjarrin pranë një pylli me pisha. Zjarrfikësit me mjete janë mbështetur edhe nga forca ushtarake dhe forca të bashkisë. Zjarri është mbajtur nën kontroll nga forcat dhe nuk ka prekur pyllin me pisha. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra dhe shkurre.
QARKU ELBASAN
Vijon puna për izolimin e vatrave të zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll me lisa të vegjël, në fshatin Bulçar, bashkia Gramsh. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca të pyjores dhe banorë të zonës, kanë izoluar gati të gjithë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, ferra dhe pyll me lisa të vegjël.
Në fshatin Hasmashaj, bashkia Peqin ka rënë zjarr në sipërfaqe me ferra dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe shuan zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0.2 ha me ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës rreth 10-vjeçare.
QARKU FIER
Në vendgrumbullimin e plehrave të qytetit Lushnje ka rënë zjarr i cili rrezikonte të përhapej. Zjarrfikësit me mjete kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin.
QARKU VLORË
Në fshatin Navaricë, Dhivër, bashkia Finiq ka rënë zjarr në një sipërfaqe të pyllëzuar, e cila ndodhet në një terren të thyer rreth 3 km larg nga Syri i Kaltër. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit të mbështetur nga punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, të cilët kanë izoluar vatrat e zjarrit që rrezikonin banesat e fshatit Navaricë. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, dushk dhe mare.
QARKU BERAT
Në fshatin Goraj, Perondi, bashkia Kuçovë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit me mjete, të ndihmuar nga të bashkisë dhe forca vullnetare kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rrënjë ullinj.
QARKU KORÇË
Ka vazhduar puna për të shuar zjarrin e rënë në pyllin me pisha të larta në kufirin ndarës Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarrfikësit me mjete të mbështetur nga punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, banorë të zonës dhe dhjetëra dhe forca ushtarake, kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur dhe përshkuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme pyll pishe.
Në fshatin Shalës, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, dëllinjë dhe pishë. Zjarrfikësit me mjete, të mbështetur nga forca të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha sipërfaqe me shkurre, dëllinjë dhe pishë.
Në unazën e qytetit Ersekë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, pranë së cilës ndodhej një pikë karburanti. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Në Leskovik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra te varrezat e qytetit.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.1 ha sipërfaqe me shkurre dhe ferra./CityNews
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar në rrje...
Në vijim të ioperacionit antidrogë në të gjithë vendin, Poli...
Gjatë operacionit të quajtur “Weekend” të zhvilluar nga poli...
Ndërkohë që pak ditë më parë deklaruan nënshkrimin, si edhe ...
Dy shqiptarë janë arrestuar, si pasojë e një operacioni të p...
Sot 15 vjet nga vdekja e mikut tonë, shkrimtarit, gazetarit,...
Duke qenë se aksidentet janë shtuar shumë, gjatë kësaj vere,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar s...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar a...
Shteti Islamik ka tronditur botën gjatë ditëve të fundit me ...
Policia e Pukës ka ndaluar ditën e sotme një nga autorët e g...
Pavarësisht se mund të kemi një numër të madh produktesh koz...
Një shtetasi nga qyteti i Vlorës i është vendosur tritol në...
Disa detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndod...
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjeti...
Këto janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e die...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës së dje...
Do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit/es tuaj gjatë kësa...
Jo të gjitha femrat janë njësoj.Të gjitha këto femra që do t...
Me ritmin e shpejtë të jetës moderne, shpesh ka një tendencë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...