web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shmanget nje sulm i dytë në Barcelonë/Vriten 5 terroristë

18 Gusht 2017, 07:39, Aktualitet CNA

Mediat e huaja lajmërojnë për një operacion të madh të Policisë katalunase që është zhvilluar pas orës 1 të mëngjesit të së premtes, në zonën e plazhit, Cambrils. Nga ky super aksion, referuar mediave lokale, policia ka arritur të vrasë 5 terroristë, duke parandaluar një sulm të ri terrorist në këtë qytet.

Disa policë janë lënduar në operacion. Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë larg zonës, teksa operacioni vazhdon.

Besohet se rrjeti i terroristeve dhe janë në kërkim te të dyshuarve tjerë për sulmin që besohet se la të vdekur më shumë se 20 persona në Spanjë.

Gjatë këtij operacioni për vrasjen e 4 terroristeve policia ka parandaluar një sulm tjetër.

Besohet se ka më shumë të vrarë dhe më shumë se 100 veta janë plagosuar pasi një furgon u përplas me turmën në Las Ramblas të Barcelonës, të enjten, në atë që Kryeministri spanjoll e cilësoi si një akt terrorist, shkruan CCN.Dëshmitarët okularë raportuan skena paniku dhe kaosi.

Policia katalanase po e trajtonte incidentin si një akt terrorizmi dhe e ka mbyllur zonën.

Dy të dyshuar ? një nga Maroku, një nga enklava spanjolle e Melilla ? u arrestuan, tha Josep Lluis Trapero, kreu i policisë katalanase.Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me grupin.





Lajmet e fundit nga