web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori amerikan thirrje Listës Sërbe të punojnë për të mirën e kosovarëve

17 Gusht 2017, 18:52, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe ? njëjtë si edhe nga deputetët e partive të tjera ? që të punojnë për të mirën e votuesve kosovarë, sepse ishin ata që i kanë zgjedhur.

?Pritjet e mia për deputetët e Listës Serbe janë të njëjta sikur pritjet për të gjithë deputetët tjerë?.

?Pres që ata të punojnë për të mirën e votuesve kosovarë që i kanë zgjedhur?, ka deklaruar Delawie në intervistën e dhënë në “Info Magazine?.

?Kam kaluar shumë kohë me ta (serbët e Kosovës) dhe e di se brengat i kanë të njëjta me shqiptarët kosovarë?.

?Prandaj, duhet të konstituohet Kuvendi dhe deputetët serbë duhet të jenë në Kuvend çdo ditë që të arrihet përparim për vendin?.

Delawie ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Kosova duhet të ecë në hapa të njëjtë me shtetet tjera të Europës dhe se këtë ecje përpara po e bllokon fakti se ka mungesë të konsiderueshme të sundimit të ligjit.

?Prioriteti im kryesor në raport me Kosovën është reforma e sundimit të ligjit. Mendoj se mungesa e përparimit në sundimin e ligjit po e mban Kosovën mbrapa në rrugëtimin e saj drejt Europës. Por, edhe në aspektin ekonomik duhen përparime. Normalisht, ka edhe çështje të tjera?.

?Është e rëndësishme që të gjithë zyrtarët e Kosovës të jenë të ndershëm dhe të kenë ekspertizë në punën që bëjnë?.





Lajmet e fundit nga