web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pabarazi në tendera/ KLSH padit tre zyrtarë të Bashkisë Fier

12 Gusht 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur tre zyrtarë në Komisionin e vlerësimit të ofertave të ish-komunës Dërmenas, Fier pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

KLSH njofton se gjatë auditimit në Bashkinë Fier për periudhën 01.01.2013 deri më 31.7.2015 kanë rezlutuar shkelje, duke i shkaktuar një dëm ekonomik 3 milion lekë dhe impakt negative në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit për 11.6 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi dokumentacioni për procedurën e prokurimit ?Riveshje e dy rrugëve paralele Hidrovor-Bregdet dhe hapje traseje për rrugë paralele me bregdet?, ndër të cilat më kryesoret janë:

– Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 3,085,240 lekë pa TVSH, për  skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

– Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për vlerën 11,574,650 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fitues e Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

Për këtë arsye KLSH ka paditur pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, D.B. me funksion ish-Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), në ish Komunën Dërmenas, Fier; J.S. me funksion Specialist Finance, në cilësinë e anëtarit të KVO në ish Komunën Dërmenas, Fier dhe K.B. në cilësinë e anëtarit të KVO në ish Komunën Dërmenas, Fier.

Me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Fier, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 51.3 milion lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 29,4 milion lekë e ndërsa për eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 1.1 miliard lekë./CityNews





Lajmet e fundit nga