Cilat janë ankesat kryesore të qytetarëve të Durrësit?/ Rama publikon raportin
Kryeminsitri i vendit, Edi Rama ka vazhduar “zakonin” e tij ...
Jo thjesht meqë është verë, por edhe ngaqë është verë, ka nisur një debat i ndezur për mungesën e gjatë të kryetarit të shkrirë të Partisë Demokratike në qëndrime publike kundër qeverisë.
Në fakt, daljet e Lulzim Bashës kanë qenë gati ekzotike, që pas pllakosjes së humbjes së 25 qershorit e deri më sot që po flasim. Por deri më 22 korrik avokatët e tij ishin të justifikuar me “vetëngrirjen”, një mekanizëm hileqar, që u përdor nga përgjegjësi kryesor për humbjen e Partisë Demokratike për të mos dhënë dorëheqjen.
Por pas fitores së tij “plebishitare” ndaj Eduard Selamit kanë rënë të gjitha argumentet që Lulzim Basha fliste edhe me heshtjen e tij.
Disa analistë të shtypit u përfshinë dje në një polemikë të gjatë, e cila me shumë gjasë do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Në të nuk munguan edhe mbështetës apo vartës të Lulzim Bashës, të cilët, sipas meje, janë në të drejtën e vet të shprehen.
Replikat e tyre, pavarësisht ndonjë teprimi, i shoh si një nevojë të shoqërisë për të pasur një opozitë serioze dhe aktive, sidomos në rrethanat e një ekstrashumice si ajo, që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. E cila e ka brenda kërcënimin për t’u shndërruar në një pushtet arbitrar dhe arrogant, aq më tepër kur në krye të saj qëndron një personazh eksentrik dhe i paparashikueshëm si Edi Rama.
Por nga ana tjetër, nuk mund të mos e them se ka një kontrast të thellë mes shqetësimit natyral të shtypit dhe qetësisë, me të cilën po i shtyn këto ditë të nxehta gushti Lulzim Basha.
Gazetarët dhe analistët, që po e kërkojnë prej kohësh, nuk kanë pse presin kaq shumë prej tij. Sepse Lulzim Basha ka pasur raste që ishte i paqenë edhe kur ndodhej pa ndërprerje dhe për ditë të tëra në Shqipëri. Ndaj është e padrejtë t’i kërkosh atij që të jetë më aktiv, në kushtet kur edhe fizikisht nuk gjendet në atdhe, por ndodhet jashtë shtetit.
Unë e kuptoj se gazetarët kjo mungesa fizike në Shqipëri nuk i bind fare, pasi teknologjia ka avancuar aq shumë, sa e gjithë bota, është shndërruar realisht në një fshat të fogël. Por kjo çështja e reagimit të shpejtë dhe të vendosur në politikë, nuk është me të thënë, por është me të dhënë. Ndaj do t’i ftoja shume miqesisht ata, që të mos e kërkonin asnjëherë Lulzimin aty ku ai nuk është.
Nëse do te duhet patjetër një shpjegim për këtë, kushdo e ka përpara syve. Mjafton të behet një analizë e ftohtë per zhvillimet e fundit politike, që kanë ndodhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Edi Rama po shfaqet i relaksuar dhe i pashqetësuar, madje edhe nga zjarret, që po djegin gjysmën e pyjeve të vendit, sepse ka arritur objektivin e vet të dyfishtë, edhe me ndihmën e bashkënënshkruesit të marrëveshjes së 18 majit; të fitojë zgjedhjet dhe të mbajë i vetëm timonin.
Lulzim Bashës i janë mbaruar fjalët dhe po shijon i qetë pushimet e këtij gushti përvëlues, sepse ka arritur të vetmin objektiv, që i kishte vendosur vetes, të rimerrte edhe një herë timonin e Partisë Demokratike, edhe pse prej autobuzit të saj kishte zbritur gjysma e pasagjerëve.
I pari e kishte betejën më 25 qershor, ndërsa i dyti më 22 korrik. Të dy kanë fituar në mënyrën e tyre, ndaj duhet pritur shtatori, se mbase shirat sjellin me vete jo vetëm fundin e vapës dhe shuarjen e zjarreve, por mbase edhe ndezjen e opozitës së Lulzim Bashës./CityNews
Kryeminsitri i vendit, Edi Rama ka vazhduar “zakonin” e tij ...
Një zjarr i përmasave të mëdha është vënë nën kontroll pasi ...
Gazetari dhe Drejtori aktual i televizionit publik RTSH Korç...
Ditët e fundit e gjithë Evropa Jugore u përfshi nga vala e t...
Zona e “Shkëmbit të Kavajës” ka mbetur pa drita që nga mbrëm...
Situata e zjarrit në fshatin Trodhen të Matit po vazhdon të ...
Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, ...
Ligji i ri për qënien e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në Maqe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zbuluar në rrjete...
Nëse pyet kur ka qenë dalja e fundit në publik e Ilir Metës,...
Një 55-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin e Drinit ...
Janë sigurisht një ndër familjet më të njohura në botë dhe f...
Policia e Tiranës ka gjetur dy fëmijët e mitur, të cilët u s...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërd...
Nëse më parë një dasmë merrte vëmendje nëse nusja merrej me ...
Shumë aktorë janë idealizuar dhe adhuruar gjatë gjithë jetës...
Eranda Allmetaj është nga Tirana dhe ka përfunduar studime...
Policia ka arrestuar tre të dyshuarit kryesorë si autorë të ...
Prej vitesh familja që shihni në foto ushqehet nga një dyqan...
Magazina e një 60- vjeçari në qytetin e Lezhës është hedhur ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...