web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I detyruan punëtorët të punojnë në vapë, Inspektoriati i Punës dënon 84 kompani

8 Gusht 2017, 09:25, Aktualitet CNA

Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni ka dënuar 84 kompani pasi nuk  kanë respektuar rregullin për mbrojtjen e punëtorit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nxori një urrdhër të ri sipas të cilit punonjësit nuk duhet të punojnë në qiell të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00 për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë pushtuat Europën ditëve të fundit.

Por në bazë të Inspektimeve, shkruan Alsat, 84 kompani nuk e kanë zbatuar, për këtë arsye janë dënuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Gjithsej në periudhën 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime, e ndërsa njoftohet se do të vazhdojnë të paktën edhe deri në fund të gushtit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bëjnë thirrje punëdhënësve që, pavarësisht ndalimit për punë në qiell të hapur, të sigurojnë klimatizim në hapësirat e mbyllura, të praktikojnë punë me dy ndërrime, të ketë pushime më të shpeshta dhe të konsumohen lëngje rregullisht nga ana e të punësuarve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./CityNews





Lajmet e fundit nga