web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tani fillon “loja me spiunë”/ Mësoni si do futen në grackë zyrtarët e korruptuar

1 Gusht 2017, 18:32, Aktualitet CNA

I porsa hyrë në fuqi ditën e sotme, njëri nga ligjet më të rendësishme të Reformës në Drejtësi, Kodi i Procedurës Penale, i hap rrugë ligjore edhe futjes në veprim të ?lojës me spiunë?, për të zbuluar individët që ushtrojnë aktivitete korruptive antiligjore. Ky kod i ndryshuar, në nenin 294/a, përcakton se zyrtarët e korruptuar mund të futen në kurth nga individë të policisë gjyqësore.

?Oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund të ngarkohet për të kryer blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t?u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, apo sende që rrjedhin nga një krim, ose simulimin e një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie?, përcakton neni i ligjit të ndryshuar. Një praktikë kjo e paparë deri më sot dhe që besohet se do të jap fryte në luftën ndaj korrupsionit dhe afera me personazhe punonjës të administratës shtetërore. /CityNews





Lajmet e fundit nga