web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama shpërthen ndaj drejtorëve të spitaleve/Jepni dorëheqje asgjë nuk ju justifikon, turpi i shtetit

31 Korrik 2017, 14:21, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar ditën e sotme në kryeministri të gjithë drejtorët e spitaleve.

Në komunimikin e tij publik, kreu i qeverisë Rama ka shpërthyer ndaj drejtuesve në salllë, ndërsa i ka gjykuar për mungesëne  papastertisë në këto spitale që lidhet me keqmenaxhimin.

Rama u kërkuar publikisht të japin dorëheqjen, pasi nëse shëndetësia ndodhet në këtë gjendje, ata janë përgjegjësit e vetëm.

“Të gjitha të dhënat qëoftë të marra në rrugë zyrtare, qoftë nga ankesat, flasin për një nivel mennaxhimi të papranueshëm. Një ndër shkaqet themelore edhe për një dozë të madhe negativiteti vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve. Natyrisht që mjekët kanë përgjegjësitë e tyre, por menaxhimi i tyre bën që ata të ushtrojnë siç duhet këtë  profesion. Spitalet tona mund të mos e kenë akoma infrastrukturën që synohet dhe dëshirohet, por ama asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetit që spitalet të mos jenë shembull pastartie dhe higjenë. Kjo është A-ja për çdo mjedis, publik sidomos për spitalet. Sot spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës, përgjegjësinë për këtë e  keni ju këtu. Drejtues spitalesh pis. Spitalet tona padiskutim janë dëshmi e një trashëgime të rëndë të shumë viteve rrënim, sidomos kur flitet për plotësimin e nevojave me mjkë specialistë”, tha ndwër të tjera Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga