Aset i grupeve kriminale/ Zbulohet baza me arsenal armësh
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Të zgjohesh pa energji elektrike për dy mëngjese radhazi në një fshat turistik në Shqipëri, pasi për ditë me radhë ndërprerja ka qënë më e gjatë se furnizimi e ta thuash publikisht nuk është as antireklamë për turizmin në vendin tim e as dëshirë cinike për t’u qarë ndaj qeverisë.
Madje nuk di kë të mallkosh më parë, paaftësinë e qeverive të djathta a të majta që rropën ç’mundën pa patur as një cipë modeste fytyre për të bërë çdo vit nga pak e për 27 vjet do ishim tek baziket: furnizim i rregullt me energji elektrike dhe ujë.
Që këto çështje janë përdorur elektoralisht kjo tashmë po mësohet me breza në këtë vend.
Që publiku i gjykon partizançe, nuk mund të fajësohet.
E para, sepse e kanë mësuar me përdhunë të mos e meritojë as ujin e rrjedhshëm në rubineta e as energjinë pa ndërprerje. I bënë ca ushtrime të kualifikuara psikologjike për të pranuar depozitat e ujit si pemët në natyrë dhe gjeneratorët si retë në qiell. Krejt të natyrshme për të, duke e zhveshur nga çdo ambicje për të braktisur një formë primitive jete edhe në vitin 2017.
Dhe sot një pjesë publiku shan e shiton qeverinë e demokratëve (me të drejtë për dështimin në zgjidhjet bazike për jetën e qytetarëve), duke justifikuar çdo vendim të asaj aktuale. Pjesa tjetër i hakërrehet aktuales, duke i paragjykuar çdo vendim, nisur nga rekordet e katërvjeçarit të kaluar në konçensione e privatizime.
Dhe gjithçka vijon me kokfortësinë e rutinës, qeveria do bëjë si do pa pyetur e transparencë, publiku do konsumojë mllefin në hapësira virtuale, shoqërinë civile (atë pa parti) do ta lënë pa një vend në tryezë dëgjesash, braktisur nga një pjesë e saj, publiku dhe lënë në mëshirë të paragjykimit.
Dhe në fund do zgjohemi sërish mëngjeseve pa energji, me currilin e ujit mbetur nga furnizimi i fundit rubinetave, duke çjerrë durimin nga zhurma gjeneratorësh e duke shpëlarë gojën me ujë depozitash ambalazhuar në fabrika me teknologjinë më të fundit të paketimit.
Uji dhe energjia janë të mira jetike, menaxhimi i tyre çështje e sigurisë kombëtare. Nuk mund të përdoren e zgjidhen me qasje elektorale. Nuk mund të jenë pjesë e filozofisë më mirë pak se fare, apo të keqes më të vogël. Për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në infrastrukturë, koston tejet të lartë, rëndësinë jetike nuk i lihen në dorë një njeriu a një mandati katërvjeçar. As me idenë se ‘ai burri’ po punon e t’i japim benefitin e dyshimit, as me filozofinë se ata që e dështuan sistemin s’kanë gojë të kundërshtojnë. Dhe t’i hysh konspiracioneve për privatizime e konçensione është kaq e thjeshtë, sepse si ‘ata’ edhe ‘këta’ e bëjnë.
Meqë tashmë e dimë si ujin që nuk pijmë nga rubinetat se populli nuk proteston masivisht rrugëve e institucioneve, se është programuar në dekada të durojë, atëherë le të bëjmë ç’mundim.
Të kërkojmë një pakt kombëtar për menaxhimin e energjisë dhe ujit në vend. Të ngrihet një komision me shkencëtarë e specialistë të njohur, shqiptarë të aftë këtu, apo të edukuar e formuar jashtë dhe në një kohë të dhënë të propozojnë tre plane alternative, shoqëruar me fatura financiare e afate, me përgjegjës konkretë për t’u siguruar banorëve të vendit plot burime ujore, energji e ujë të pijshëm pa ndërprerje.
Pasi kjo të jetë qartësuar, atëherë të kalohet në vendimarrje pa rrahur gjoksin pushtetarë të sotëm e të ardhshëm, sepse do të jenë aty për të shërbyer e zbatuar një plan të kuruar, që kërkon më së pari ndëshkimin e atyre që e dështuan e jo ndëshkimin e qytetarëve me rritje çmimesh në kushtet e cilësisë ende të munguar.
Se në mars u rritën paga e pensione e ja ku po i marrin sërish mbrapsht me një plan ku për zot i del një njeri që ka vetëm dy vjet në menaxhim qyteti e s’mban dot as kusuret e së djeshmes, por as ato të të ardhmes nëse partia e vet nuk do jetë në pushtet.
E si sot një vit më parë kur rriteshin taksa e sërish mllefonim këtyre anëve, pa zgjidhur asgjë, sillja në vëmendje fabulën e famshme: ‘Luani nuk ka nevojë të marrë leje për të ngrënë zebrën. Luani nuk flet dhe zebra nuk degjon’.
Do vijojmë me rregullat e xhunglës?
Dy ditë më parë mediat raportuan se dy nga këshilltarët e LS...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një resort turistik ditën ...
Policia e qytetit të Shkodrës ka dhënë një njoftim zyrtar pë...
Një debat i madh përfshiu Partinë Demokratike pas marrëveshj...
Një 54- vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi ak...
CityNews ka zbuluar edhe ministrinë e tretë që pritet të shk...
Pas urdhrit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama, sipas të c...
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një resort turistik në Velipoj...
Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur,4 prej tyre ndo...
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në “Rru...
Një resort turistik është përfshirë nga flakët ditën e sotme...
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me specialistë të OSHEE-...
Një resort turistik në qendër të Velipojës është përfshirë n...
Në një ceremoni madhështore, me të ftuar të njohur, Turian H...
Edi Rama fitoi bindshëm zgjedhjet në Shqipëri, duke i krijua...
IN Tv në fund të emisioneve televizive të këtij sezoni ka sj...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga teksa ka postuar...
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42 vjeçar, i cili ka ...
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi në zyrën e t...
Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes ...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...