web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokrati "injoron" emrin e Bashës/I shton fletës së votimit një tjetër "kandidat" (Foto)

23 Korrik 2017, 08:25, Aktualitet CNA

Anëtarët e Partisë Demokratike në mbarë vendin votuan ditën e djeshme për të zgjedhur kreun e ri të partisë, ku u rikonfirmua edhe për katër vitet e ardhshme Lulzim Basha.

Votimi është shoqëruar dhe me surpriza, ku qytetarë të ndryshëm duket se kanë të pakënaqur me dy emrat në fletën e votimit, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, duke shtuar figurën e tyre të preferuar në PD.

Një rast i tillë ndodhi një ditë më parë dhe që ishte mjaft prekës për shumë demokratë, teksa në një fletë votimi ishte shkruar emri i të ndjerit Sokol Olldashi.

Ndërkohë, në një tjetër fletë është shfaqur një tjetër emër. Këtë radhë bëhet fjalë për liderin historik të PD, Sali Berisha.

Një votues ka shkruar emrin e tij në fletë, sipër dy emrave zyrtarë në garë, dhe i ka vënë kryq, duke shprehur kështu dëshirën e rikthimit të tij në krye të partisë që po shkatërrohet nga Lulzim Basha, pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit./CityNews





Lajmet e fundit nga