web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizja për Ringritjen e PD në Tiranë/ CityNews transmeton live takimin

21 Korrik 2017, 13:37, Aktualitet CNA

Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, me në krye Astrit Patozin, do të zhvillojë ditën e sotme takimin e fundit me qëllim ringritjen e PD dhe ndalimin e kësaj farse elektorale të Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi bëri të ditur edhe orën dhe vendin se ku do të zhvillohet ky bashkëbisedim me demokratët. Takimi do të zhvillohet në Tiranë, në sallën e Akademisë së Arteve, në orën 19:30.

Përmes këtij takimi, ish-nënkryetari i PD, së bashku me të pranishmit e tjerë do t?i bëjnë thirrjen e fundit Lulzim Bashës që të heqë dorë dhe të mos  e çojë deri në fund këtë garë farsë të nisur.

CityNews do të transmetojë live këtë takim në rrjetet sociale, ku do të mund të ndiqni çdo ndodhi dhe zhvillim të takimit të rëndësishëm për të gjithë demokratët, vetëm një ditë para procesit farsë që pritet të ndodhë brenda Partisë Demokratike./CityNews





Lajmet e fundit nga