LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Gjykatën e Durrësit/ Lirohet "Zoti i drogës", jetonte në bunker

12 Korrik 2017, 07:28, Aktualitet CNA

Alket Hatija, i arrestuari i pak ditëve më parë (8 korrik) për llogari të Policisë italiane është cilësuar nga mediat e këtij vendi si lordi më i madh i drogës në Milano.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin, duke e lënë me detyrim paraqitje 45-vjeçarin, raporton ?Panorama?.

Nga ana e saj Prokuroria do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Referuar të dhënave që citojnë Policinë italiane, 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg, akuzohet se ka transportuar në Itali sasi rekord droge.

Prej disa vitesh, Hatija ishte në ndjekje penale nga Drejtësia italiane dhe për këtë arsye ai fshihej në Shqipëri.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 45-vjeçarin me 20 vite burg për veprën penale ?trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim?, në shtator të vitit 2015.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një shokun e tij.

Por një mundësi për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qenë në një bunker në Berat, i cili rruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Hatija njihet si një trafikant i ?pastër?, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave (rreptësisht të disponueshme) ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.

Lajmet e fundit nga