LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dështon në Sarandë/Largohet "i nxirë"

11 Korrik 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Pas dështimeve në të gjithë Shqipërinë, gjatë takimeve të fushatës zgjedhore të 25 qershorit, Lulzim Basha po dështon edhe në takimet për kreun e ri të Partisë Demokratike. Gara e tij false që po zhvillon, pasi përjashtoi rivalët, nuk është pranuar nga shumica e demokratëve në bazë dhe struktura.

Ditën e sotme, Basha ishte në Sarandë për takimin e radhës me strukturat e PD së kësaj dege, prej ku ka mbetur shumë i zhgënjyer. Kreu demokrat, i cili synon me çdo kusht të mbajë edhe për katër vitet e ardhshme karrigen e selisë blu, ka dështuar në takimin me strukturat në Sarandë.

CityNews mësoi se Lulzim Basha nuk ka pasur në takim më shumë se 50 vetë. Kjo siç duket e ka mërzitur shumë shkatërruesin e PD dhe liderin e humbjes katastrofike që i dhuroi partisë më 25 qershor, i cili është larguar i nxirë nga qyteti bregdetar, jo nga dielli, por në fakt nga mërzia./CityNews

Lajmet e fundit nga