web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E pabesueshme-5 vjeçari shqiptar shpallet gjeni/ Shikoni çfarë di të bëjë

12 Korrik 2017, 16:25, Aktualitet CNA

Një 5-vjeçar nga Tirana është shpallur gjeni nga ?Mensa International?. Ai quhet Dionis Senjo dhe është djali i një çifti onkologësh.

Vogëlsuhi bëri një test inteligjence në prani edhe të një psikologu nga ku rezultoi se niveli i tiji inteligjencës është mbi percentilin 99.9, më i rrallë se 0.1% e popullsisë. Madje inteligjenca e tij krahasohet me atë të fizikantit Albert Ajanshtajn.

Sipas prindërve të Dionisit, gjithçka nisi kur ai ishte 1 vjeç , kur mësoi numrat dhe shkronjat si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Më pas, brenda disa muajve ai mësoi të lexonte rrjedhshëm në të dyja gjuhët.

Pasi mbushi 2 vjeç, brenda javës mësoi të numëronte në greqisht deri në një bilion dhe mësoi të gjithë alfabetin grek brenda një pasditeje.

Sot Dionisi ka lexuar më shumë se 700 libra e madje ka shkruar edhe vetë një libër për sistemin diellor, që do të publikohet së shpejti.

Ai di të kryejë veprime matematikore si mbledhje dhe zbritje me numra të mëdhenj dhe ndonëse prindërit ia kanë ndaluar të mësojë shumëzimin që tani, rrëfejnë se ai di ta bëjë një gjë të tillë, por sipas metodës së tij./CityNews





Lajmet e fundit nga