web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I riu letër përlotëse Edi Ramës/Bëj shtet, shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve!

1 Korrik 2017, 20:44, Aktualitet CNA

Leandro Alija, i cili eshte ne klase me mua, mundi te shijonte me babane vetem 15 vitet e para te jetes se tij. Kete shtator fillon gjimnazin. Enderronte te ardhme plot shpresa ne vendlindjen e vet, ketu ku i vrane babane, vrasjen e te cilit e mallkon duke qare! Mbreme ai mbeti pa baba, mbreme shkembeu me te atin fjalet e fundit pa menduar se po krijonte kujtime qe sot i memorizon me dhimbje?

Dikush, ne shtepine e tij, ne sy te djalit 15 vjeç dhe nenes se Leandros, vrau me arme zjarri mjekun Ilir Alija pa meshire, duke shkaterruar moralisht familjen e pafajshme Alija!

Leandro kishte nje baba te mire, HERO, i cili gjate jetes se tij kishte shpetuar shume jete njerezore, si mjek, si human. Kam qarë zoti kryeministër, kam qare me lot qe mbajne ndjenja! Po qajme gjithe klasa e tij, gjithe shkolla, gjithe femijet e Shqiperise se nje moshatar i cili e ka emrin Leandro mbeti jetim, por qe mund te quhej dhe Alban, Skender apo Zaho.

Ndjeni gje ju xhaxhi kryeminister? Ne shtator, kur te filloje shkolla Leandro nuk eshte si të tjerët, bashke me babane i vrane endrrat, i vrane shpresat, i vrane jeten! Ju lutem, beni shtet! Nilidon Pepushaj/shkodranews





Lajmet e fundit nga