web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë në lokale nate/Arrestohen 7 trafikantë në Korçë, mes tyre dhe pronari

21 Maj 2017, 13:36, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin për parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokale nate. Për pasojë, janë vënë në pranga 7 persona, midis të cilëve edhe pronari i një lokali nate.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë dhe Cannabis Sattiva.
Mësohet se janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm:

· Armando Kokot, 18 vjeç,
· Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)
· Leodin Rungo, 37 vjeç,
· Johan Mukollari, 42 vjeç,
· Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale: ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim?

Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si ?Kokainë? të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
· Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale: ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge?.

Si dhe truprojes të sigurisë në këtë lokal shtetasit:

· Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale : ?Moskallzim krimi? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës? pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike .
Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:

· E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: ?Punësimi i paligjshëm? dhe ?Fshehja e të ardhurave? pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme./CityNews





13:22 Aktualitet

Fryjnë erëra lufte

Çështja ruse, e cila është në thelb një çështje kufijsh, ka ...

Lajmet e fundit nga