web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mblidhen strukturat e PBDKSH/Mbështesim strategjinë e PD për zgjedhjet e 25 qershorit

20 Maj 2017, 11:17, Aktualitet CNA

PBDKSH, brenda një kohë të shkurtër kohore është faktorizuar dhe sot është një ndër partitë më të rëndësishme të koalicionit Opozitar.

Tashmë, siç ju e dini Partia Bashkimi Demokristian shqiptar është bërë zyrtarisht pjesë Opozitës duke mbështetur kauzat më të rëndësishme Zgjedhjet e Lira e Demokratike dhe Dekriminalizimin e Plotë të Politikës.

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, këto kauza i ka ngritur dhe i ka mbështetur para hapjes së Çadrës së Lirisë përballë Kryeministrisë.

Duhet të sjellim në kujtesë se gjatë vizitës së parë në SHBA të deputetit dhe Kryetarit Eduart Ndocaj të realizuar në vitin 2016, ai ka pasur një dosje prej rreth 20 pikash të cilat i ka prezantuar me guvernator të rëndësishëm, kongresmen, senator dhe tek Selia Qendrore e FBI-së.

Në këto 20 pika, tre pika të rëndësishme i kanë dedikuar mos shitjes së votës, mos tjetërsimit të votës, mos manipulimit të zgjedhjeve.

Po ashtu unë dhe kryetari Ndocaj kemi bërë beteja të rëndësishme për dekriminalizimin.

Pra, kauzat zgjedhje të lira dhe dekriminalizimi, ishin edhe kauzat tona dhe janë kauzat e cdo shqiptari që aspiron për një Shqipëri Europiane dhe demokratike.

Ne vendosëm ti bashkëngjitmi Opozitës në një moment të vështirë që po kalonte vendi për shkak të ngërçit politik.

Mbështetja jonë ishte për parimet e Shtetit të së Drejtës dhe jo për interesa pushteti.

Siç tashmë ju e dini, një delegacion i shoqëruar nga Kryetari Ndocaj janë takuar para ca ditësh me z. Bashan në Selinë Qendrore të PD-së.

Në këtë takim u ra dakord që Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar të ishte zyrtarisht pjesë e Frontit Opozitar për Zgjedhje të Lira e Demokratike dhe për Dekriminalizimin e plotë të politikës.

Pas dite z. Ndocaj ka marrë pjesë në të gjitha tryezat e organizuar nga PD-ja me partitë Parlamentare Opozitare.

Ndërsa dje, për shkak të angazhimeve z. Ndocaj ndodhet në Itali e për këtë arsye në mbledhjen e djeshme të z. Lulzim Basha me aleatët, në cilësinë e N/Kyetari isha unë i pranishëm.

Gjashtë mbledhjes u diskutua dhe u vendos parimisht që Fronti Opozitar të jetë i bashkuar në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Sot, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar vendosi të mbledh strukturat e saj për të informuar për ngjarjet e fundit dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Këtu kemi disa drejtues të rëndësishëm të forumeve drejtuese si:

Duam të falënderojmë çdo qytetarë që është anëtarësuar dhe është bërë pjesë e projektit tonë politik./CityNews





Lajmet e fundit nga