web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është trafikanti i drogës në media?

20 Maj 2017, 09:27, Aktualitet CNA

Moderatori Ylli Rakipi riktheu, dy ditë më parë, në emisionin e tij ?Të paekspozuar?, vëmendjen te një çështje për të cilën CityNews ka raportuar herë pas here. Ylli Rakipi hodhi idenë e dekriminalizimit të mediave, duke thënë se shumë prej tyre janë me frymë oligarkike. Moderatori shkoi deri aty sa pranoi në transmetim direkt se në vendin tonë ka pronarë mediash, të cilët kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin, pasi kanë përfaqësuar tregje droge dhe dënime të rëndësishme jashtë vendit.

?Thuhet se në Shqipëri nuk është i mjaftueshmë vetëm dekriminalizimi i institucioneve, por i gjithë shoqërisë. Por edhe i institucioneve, t?i marrim konkretisht. Media për shembull ka një frymë oligarkike, por edhe shpesh të kriminalizuar. Kemi sektorë të kriminalizuar të medias, kemi pronarë, të cilët kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin dhe sot shfaqen si njerëz të rëndësishëm të fushës mediatike shqiptare, kur kanë përfaqësuar tregje droge, dënime të rëndësishme jashtë vendit?, deklaroi Rakipi.

CityNews i ka ngritur këto dyshime që më 13 janar të këtij viti, teksa raportoi në lidhje me një pronar televizioni, i cili sipas asaj që qarkullonte në qarqet mediatike ishte arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, së bashku me një grup tjetër personash në Turqi.

Mediat kryesore në vend janë tre televizione kombëtare Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, si dhe tre mediat me titra News 24, Report Tv dhe Ora News.

Cili nga këta gjashtë pronarë është trafikant droge me emër të ndryshuar?

CityNews ka kërkuar zyrtarisht informacion pranë Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë çështje, informacion i cili na u refuzua. Ndërkohë, kemi mësuar se pritet që së shpejti një nga agjencitë prestigjioze të lajmeve ndërkombëtare të publikojë një dosje të plotë investigimi në lidhje me lajmet e mësipërme./CityNews





Lajmet e fundit nga