web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish Drejtori i FBI/ Dëshmi publike për lidhjet Trump-Rusi

20 Maj 2017, 11:01, Aktualitet CNA

James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga presidenti, Donald Trump, do të dëshmojë për eksperiencat e tij me Donald Trumpin dhe për hetimin e Byrosë për lidhjet Rusi-Trump, kanë thënë ligjvënësit në Amerikë.

Deri më tani nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të bëj paraqitjen e tij publike para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, por me gjasë një gjë e tillë do të ndodhë muajin e ardhshëm, kanë konfirmuar burime të Komitetit të Inteligjencës.

Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti, ka thënë se: ?Comey meriton një mundësi për të treguar historinë e tij. Për më tepër, amerikanët gjithashtu meritojnë mundësinë për ta dëgjuar atë?.

Ish drejtori i FBI-së James Comey ka qenë në qendër të disa rrjedhjeve të informacione nga Shtëpia e Bardhë, gjë për të cilën dhe u shkarkua në datën 9 maj, përfshirë edhe raportimet se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për lidhjet me Rusinë, ndaj ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Më 19 maj, gazeta ?New York Times? ka raportuar se Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, i ka thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov : ?Sapo e kam shkarkuar drejtorin e FBI-së. Ai ishte i çmendur. Jam përballur me presion të madh për shkak të Rusisë. Tashmë kjo barë më është hequr?.





Lajmet e fundit nga