web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja Rama- Basha/ Manjani: U zgjidh problemi por jo kriza, ja idetë për të ndryshuar situatën

18 Maj 2017, 12:32, Aktualitet CNA

Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pak orë pasi u arrit marrëveshja Rama- Basha është shprehur se është zgjidhur problemi por jo kriza politike në të cilën ndodhet vendi.

Në statusin e tij në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ishte i bindur që nuk do të kishte zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare, ndaj e cilëson si shumë të rëndësishme marrëveshjen e djeshme.

Por ai shprehet, se vendi nga nevojë për një reformë totale politike e cila do ta ndihmonte vendi të dilte nga kriza me të cilën po përballet kohët e fundit.

Ai ka shtruar disa ide se si mund të ofrohej një zgjidhje e mundshme.

?U zgjidh problemi por jo kriza

Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur!

Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëheshin- e kemi stërthënë e stërshkruar! Ndaj shumë mirë që u arrit kjo gjë!

Por vendi ka nevojë për tranformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë! Arroganca, mos dhënia llogari, sundimi në vend të qeverisjes e të tjera si këto kufizohen dhe reduktohen vetëm me reformën politike.

Po rendis më poshtë disa ide se cfarë mund të bëhet për t? ndryshuar situatën. Qëllimi është të mos përsëritet më kjo lloj krize, që më së shumti vjen si reagim ndaj arrogancës.

Pa dyshim që kjo listë nuk mbaron këtu. Ka të tjera gjëra që duhen bërë, veçanërisht për rivendosjen e vlerës së fjalës në politikë.

Por vlerësoj si më të rëndësishme këto pika që parashtrova.

Insistoj, duhet të reformojmë politikën që të kenë efekt reformat e tjera?, shkruan Manjani./CityNews





Lajmet e fundit nga