Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Largimi i beftë nga detyra prej Presidentit Trump, i Drejtorit të FBI-së, James B. Comey do të shtojë edhe më shumë fokusin tek çështja, të cilën Trumpi ka dashur aq shumë ta injorojë ? nëse ai ka qenë në dijeni, për kontaktet mes Michael Flynn dhe njerëzve të tij me Rusinë.
Argumentet e Shtëpisë së Bardhë se Trump e pushoi Comeyn, për shkak të keqpërdorimit të hetimit të emaileve të Hillary Clintonit janë të papranueshëm, por jo më shumë se disa nga argumentet që ekipi Trump ka bërë, në lidhje me shkarkimin e Flynn në shkurt. Burimet thonë se Shtëpia e Bardhë ka diskutuar për ta larguar Comeyn, që para inaugurimit; Eshtë e paqartë përse ?e shkrepën këmbëzën tani?, por agjentët e FBI, përfshirë edhe ata që nuk e pëlqejnë Comeyn, u shprehën se ishin të shastisur dhe shumë të mërzitur, natën e të martës.
Puçi ?Comey? shton edhe më misterin, në qendër të çështjes Flynn: Përse Trumpi nuk reagoi më herët, pas paralajmërimeve për përfshirjen e Flynn me Rusinë? Përse Trumpi nuk dëgjoi thirrjen e Presidentit Obama, për të mos e punësuar atë? Përse Trumpi priti 18 ditë, përpara se të hiqte këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, pasi mori këshillë urgjente, se Flynn ?mund të shantazhohej??
Pas largimit të Comeyt, kritikët me shumë gjasë do të ekzaminojnë teori më të guximshme, në lidhje me çështjen Flynn dhe të tjera që kanë të bëjnë me Rusinë. Një mundësi është që Trumpi nuk veproi më herët, për shkak se ai tashmë kishte dijeni për bisedën e Flynn në 29 dhjetor, me Ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak në lidhje me sanksionet, dhe e dinte që Flynn kishte gënjyer në lidhje me telefonatën e Kislyak për Zëvendëspresidentin e zgjedhur, Mike Pence.
Biseda e Flynn me ambasadorin rus në një kohë kaq të ndjeshme, kur Shtetet e Bashkuara po ndëshkonin Rusinë për pirateri kibernetike gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ishte ndoshta një shkelje e Ligjit Logan, i cili ndalon ndërhyrje private, gjatë një konfrontimi me një tjetër shtet. Ishte sjellje ?problematike?, siç tha ish-Prokurorja e Përgjithshme, Sally Yates në dëshminë e saj gozhduese, ditën e hënë.
por telefonata e Kislyak nuk ishte një shkelje e madhe, madje ndoshta as e ndjekëshme penalisht. Trumpi mund të kishte thënë në 29 dhjetor, se Flynn kishte biseduar me Kislyakun me shpresën e parandalimit të kundërpërgjigjeve të Rusisë, për sanksionet e SHBA që ishin shpallur po atë ditë. Trumpi nuk përtoi që t?i njohë meritën presidentit Vladimir Putin në 30 dhjetor, për ?lëvizjen e tij të madhe?, që nuk u kundërpërgjigj. Eshtë vërtetë e mundshme që Trumpi të mos ketë biseduar me Flynnin përpara se të postonte atë shënim në Tuiter?
Trumpi ka hapur një gropë për veten e tij që në krye të herës, sa u përket çështjeve që lidhen me Rusinë. Eshtë një model i çuditshëm sjelljeje. Trumpi mund të mos ketë bërë asgjë të papërshtatshme në lidhje me Rusinë, po përse vepron kaq shumë në mbrojtje?
Në një libër me titull ?Spiuno gënjeshtrën?, një grup ish oficerësh të shërbimeve të fshehtë shpjegojnë të dhënat e sjelljes dhe gjuhës, që tregojnë se kur dikush po mashtron. E çuditshme, por shumë prej tyre janë të pranishme në përgjigjet e Trumpit, përballë pyetjeve në lidhje me përfshirjen e fshehtë të Rusisë në politikën e SHBA.
Lista e shenjave që shpjegojnë autorët përfshin ?kalimi në sulm?, ?pyetje të papërshtatshme?, ?deklarata jokonsistente?, ?kujtesë selektive?, dhe përdorimi i cilësorëve si ?sinqerisht?, ?ndershmërisht?, dhe ?në të vërtetë?. Autorët duan të thojnë se njerëzit që janë të pafajshëm, u përgjigjen pyetjeve thjesht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Largimi i Comeyt e afron Amerikën më pranë përplasjes së rrezikshme, e cila është vërtitur në ajër, që kur akuzat për lidhje të mundshme mes Trumpit dhe ndihmësve të tij, si dhe operacionit të fshehtë rus të influencës, që Comey ka qenë duke hetuar qysh prej korrikut.
Trumpi tani do të emërojë një drejtor të ri të FBI-së, misioni i të cilit do të përfshijë edhe hetimin e vetë Trumpit. Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, pasi ka shpëtuar vetë nga hetimi mbi Rusinë, do të përballet tashmë me kritika se nuk e mbajti premtimin që bëri, duke rekomanduar largimin e personit që po udhëhiqte hetimin.
Roli më delikat në këtë histori të errët është ai i luajtur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm, Gjenerali Rod J. Rosenstein. Ai është vlerësuar gjerësisht si një prokuror i fortë. Por letra e tij e gjatë, me të cilën mbështeste largimin e Comeyt, ishte më pranë një eseje qytetare, se sa një deklarate prej juristi. Ajo citonte një grusht editorialësh dhe deklaratash publike për të qortuar Comeyn.
Për një rishtar në një post shumë të lartë në Departamentin e Drejtësisë, Rosenstein ishte çuditërisht këmbëngulës: ?FBI nuk ka gjasa të fitojë besim nga publiku dhe Kongresi, deri kur të ketë një Drejtor i cili kupton peshën e gabimeve dhe betohet të mos i përsërisë më kurrë. Pasi ka refuzuar të pranojë këto gabime, Comey nuk mund të kryejë veprimet e domosdoshme korrigjuese?.
A do të jetë drejtori i ardhshëm i FBI, vërtetë i lirë për të vazhduar hetimin që nisi Comey? A do të mundet FBI, ku kanë pllakosur tashmë përçarjet politike dhe ?thikat pas shpine?, të rifitojë besimin e publikut? A mundet Departamenti i Drejtësisë ta mbikëqyrë çështjen e Rusisë? Tashmë, ka një shtim të trysnisë nga Kongresi për këshilltarë të pavarura ? që është mënyra më e arsyeshme për rikthyer në një farë mase besimin e publikut, pas këtij shpartallimi. /Bota.al
Sot do të keni dy mundësi: mund ta kaloni ditën pa e vrarë s...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 11 Maj...
Deputetja e Partise Demokratike, Albina Deda, iu ben thirrje...
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Studio e ...
OSBE/ODIHR-i hapi zyrtarisht në Tiranë misionin ndërkombëtar...
Familja e Peranxhela Shahinajt, polices 23-vjeçare që i dha ...
Edmond Spaho nuk zhgënjen, u quajt kërmill, por edhe papagal...
Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur ndaj shkrimtarit Ismail...
Kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili, ka zbuluar bisedat e zhvi...
Shkrimtari i madh Kadare në jetën e përditshme është një nje...
Disa nga protestuesit e dhunshëm që më 27 prill kanë hyrë në...
Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka komentuar me tone të ashp...
Ministri i Drejtësisë dhe kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili...
Drejtori i Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar sh...
Rrëzimi i qeverisë së koalicionit LDK-PDK, të kryesuar nga k...
Ministri i Drejtësisë dhe njëherësh kryetari i LSI, Petrit V...
Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili, po flet mbrëmjen e sotme...
Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy he...
Sekretari i Aksionit Qytetar në PD Ervin Salianji është foto...
Sikurse tashmë është bërë publike, në seancën e sotme plenar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...