Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Oferta e kryeministrit Edi Rama për opozitën, lidhur me administrimin e zgjedhjeve prej një zëvendëskryeministri të opozitës, me gjithë strukturën deri në bazë, ka çmontuar përfundimisht gënjeshtrën se opozita nuk ka garanci për zgjedhje të lira dhe ka forcuar arsyen reale që mendojnë të gjithë, e cila ka të bëjë me një strategji të Sali Berishës për të përdorur bojkotin e zgjedhjeve, si fazën e parë të një plani destabilizues për marrje të pushtetit në tavolinë.
Në takimin e sotëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket se është ezauruar çështja e sigurisë së zgjedhjeve, duke i ofruar praktikisht opozitës një qeveri zgjedhjesh të drejtuar prej saj. Propozimi i Edi Ramës që një zëvendëskryeministër i opozitës, të drejtojë gjithë procesin e monitorimit të zgjedhjeve, është një propozim përtej asaj çfarë ka ofruar paketa McAllister në këtë drejtim, dhe duket se është bërë vetëm për të çmontuar këtë gënjeshtër.
Lulzim Basha hodhi poshtë paketën McAllister, duke refuzuar fillimisht votimin e Veting-ut, ndërsa tani nuk pranon propozimin e Edi Ramës pikërisht për të mos lënë zbuluar arsyen reale, që nuk ta bëjë me zgjedhjet e lira. Arsyeja përse opozita nuk hyn në zgjedhje, gjendet tek strategjia e saj politike, e cila ka zgjedhur të krijojë një situatë destabiliteti në vend përmes bojkotit të zgjedhjeve dhe pas kësaj, të shpresojë se do të bllokojë procesin e reformës në drejtësi dhe do të tentojë të kthehet në pushtet përmes pazareve në tavolinë.
Kjo është strategji dhe si e tillë ajo nuk jep shanse për pritshmëri nga bisedimet me Edi Ramën. Kjo strategji e ka përjashtuar pjesmarrjen në këto zgjedhje. Kushdo që lodhet në këtë drejtim është i dështuar, edhe pse është dëshirëmirë. Opozita e ka bojkotin e zgjedhjeve, betejën e parë në këtë strategji, dhe nuk mund ta dorëzojë atë betejë, ende pa filluar. I vetmi rast kur Basha do ta dorëzonte këtë betejë, do të ishte rrëzimi i qeverisë në tavolinë, e cila mund ta justifikonte. Në rast të kundërt, çdo përpjekje për ta zgjatur këtë telenovelë do të shkojë kot.
Ajo që duhet të mendojnë të gjitha palët e tjera të interesuara, është se si të zbusin dëmin që po tenton të shkaktojë kjo strategji, e cila ka të bëjë mbi të gjitha me krijimin e një kulture antidemokratike dhe paligjshmërie në funksionimin e sistemit demokratik. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe në Maqedoni, është pikërisht vendimi i dy opozitave politike për të mos pranuar rregullat e lojës dhe për të përdorur destabilizimin me ushtarë të paguar, si mjet presioni për të arritur qëllimet e tyre.
Lulzim Basha ndoshta është i pafuqishëm për të dalë nga kjo strategji vetë. Ai është nën presionin e Sali Berishës për ta çuar deri në fund këtë lojë, për interesat e vet Berishës. Dhe ndoshta atij i duhet të sakrifikohet për shkak të të qenit peng i kësaj strategjie. Qëndrimet e tij nga fillimi i krizës më 18 shkurt deri tani, janë shumë të ndryshme. Ato kanë filluar nga refuzimi i dialogut me Edi Ramën pasi nuk e pranonte si kryeministër në bisedime e deri tek oferta e fundit, që ai të qëndrojë kryeministër, por të ketë qeveri teknike dhe të bëhen zgjedhjet në vjeshtë. Por vetëm nje gje nuk ka ndryshuar, vendimi që të mos bëhen zgjedhje.
Tani është e qartë se bojkoti i Partisë Demokratike do plagosë zgjedhjet e 18 qershorit, por nuk do t?i vrasë ato. E vetmja që mund të vritet nga ky bojkot, është vetë Partia Demokratike. Dhe vrasësit e saj po e kryejnë krimin në sytë e të gjithëve./tema
Në një artikull të gjatë, e përjavshmja amerikane “Newsweek”...
Nuk është risi dhe nuk është (vetëm) vizioni apokaliptik i t...
Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një ...
Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer disa sekret...
Aleat i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, ka komentuar ta...
Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas tryezës së thirrur...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, është shprehur e revoltuar pë...
Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika...
Mediat franceze kanë bërë të ditur se kandidatja e së djatht...
Analistët Fatos Lubonja dhe Mentor Nazarko janë përplasur në...
Analisti Andi Bushati është përplasur me gazetarin Ylli Raki...
Një audio-përgjim skandaloz është publikuar mbrëmjen e sotme...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër Presidentin e ...
Pasi më parë adresoi fraza kërcënimi ndaj Shteteve të Bashku...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka debatuar me analistin Fatos Lu...
Një debat i ashpër po zhvillohet në studion e gazetarit Ylli...
Menjëherë pas dështimit të negociatave për herë të dytë mes ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka komentuar krizën politike në ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në K...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, k aka kom...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...