Basha me kavajsit/ Të Bashkuar do ta ndalim farsën zgjedhore
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarët...
Partia Demokratike po rrezikon të mbetet përfundimisht jashtë zgjedhjeve, falë të vetmes aftësi që ka Lulzim Basha, që ti gënjejë të gjithë të interesuarit që duan që PD të futet ose të mos futet në zgjedhje.
Të gënjyerit e mëdhenj janë përfaqësuesit e Partive Popullore Evropiane, veçanërisht McAllister dhe Doul, të cilët kanë pasur 24 orët e fundit, biseda të vështira me të, ku përfshihet izolimi i mundëshëm i Partisë Demokratike, shpallja e tij si lider ?a non grata? për Partitë Popullore Evropiane, si dhe sanksione të tjera që ia bëjnë atij qënien në krye të PD, më të vështirë, se sa sikur të humbasë zgjedhjet. Mes këtyre kërcënimeve dhe ?sigurisë? që ka nga Sali Berisha, ai ka zgjedhur të dytin.
Atyre u flet ndryshe në telefon, u thotë se është duke biseduar me Edi Ramën, se ka ngelur problemi vetëm tek data e zgjedhjeve, se Rama nuk po e toleron, etj., gënjeshtra si këto. Uashingtoni dhe Brukseli ndërkohë, të pamësuar me një mashtrues të këtij kalibri, besojnë se ai do të trokasë në KQZ, deri në datën 2 Maj dhe ndoshta po përgatiten të informojnë personalisht deputetët e PD për këtë situatë.
Të gënjyerit e radhës janë nga ana tjetër deputetët e PD, që presin të hyjnë në zgjedhje. Ata (natyrisht ata që kanë qejf të gënjehen), po i mban me gënjeshtra të tipit ?Do iki në Uashington, se ka Fatmiri një mik që njeh një senator, që ka mik Trumpin?, apo broçkulla të tipit që ?ky është një komplot gjerman, po ne do t?ia dalim se kemi me vete popullin e Kavajës, dhe për një vit jemi në pushtet?.
Duke qenë i sigurtë se po i mbajti jashtë zgjedhjeve, ata janë ?skllevërit? e tij të bindur, ai po mundëson përdorimin e tyre si ?kavije? eksperimentale, në një parti e cila vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka konsultuar me disa spektatorë të paguar, në një çadër në bulevard. Edhe Sali Berisha që kishte pushtet real në PD, kur merrte vendim edhe për të bojkotuar Kuvendin e mblidhte një herë Këshillin Kombëtar dhe bënte sikur i dëgjonte.
Aleatët e vegjël të tij, nga ana e vet po i gënjen duke firmosur para tyre një copë letër se nëse ata rezistojnë, ata do të jenë kandidatë në listat e PD në zgjedhjet e ardhëshme. Të sigurtë se ata nuk duan më shumë se një deputet, ata po vazhdojnë ti qëndrojnë fjalës së tij. Dhe për ta bërë më të sigurtë gënjeshtrën, ka hapur dhe fjalë se janë në qarkullim 500 mijë euro, për atë që hyn, në përpjekje për ti damkosur paraprakisht si të shitur. Edhe këtu mund ta marrë më qafë me gënjeshtrën se nëse dikush e merr seriozisht do fillojë të kërkojë vërtet 500 mijë euro.
Edi Ramën po e ?gënjen? me mosbindjen civile, me atë që ai mendon se ka fuqi ta bëjë pas 18 Qershorit, çka është një zbavitje më vete.
Ilir Metën po ashtu e gënjeu për një periudhë gjashtëdhjetëditore, duke e bindur atë, se nëse ia arrinte të kërkonte shtyrje zgjedhjesh dhe ndryshime në qeveri do hynte në zgjedhje. Ilir Meta ia arriti ta bënte këtë ofertë zyrtarisht me gojën e Partive Popullore, duke i bërë një shërbim të madh dhe ai e la në baltë, duke prishur kontratën publike me të.
Tani i vetmi njeri që i konsideron të dobishme gënjeshtrat e Lulzim Bashës, është Sali Berisha. Ai është thellësisht i interesuar që Lulzim Basha të bëhet ?dele e zezë? e Perëndimit, dhe të jetë tërësisht në dorë të tij.
Me tinzarinë e tij, në gjithë kontaktet e krizës, Sali Berisha ka qenë më tolerant me të huajtë se Basha dhe ka qenë në biseda me ta, për zgjidhje shumë më të buta deri dhe tek hyrja në zgjedhje, ?por nuk e dëgjonte Basha?. Dhe ky është kryemashtrimi. Sali Berisha thjeshtë ka tentuar tu tregojë Perëndimorëve me gjuhën e koduar të sistemit mafioz të të menduarit, se me kë duhet të bëjnë ?Pazar? për të hyrë PD në zgjedhje. Në stilin e tij autokrat, që duhet t?ia kuptosh hallin pa ta thënë, Sali Berisha sa më shumë shtohet presioni ndaj Bashës, aq më shumë i jep zemër atij të rezistojë me qëllim që të trokasin në derën e tij. Se në të vërtetë vetëm ai mund ta nxjerrë PD nga çadra pa u mërzitur askush. Duke qenë se ka besimin e PD , ai ka provuar ta quajë vrasës Fatos Nanon të hënën dhe të mërkurën të ulet në tryezë e të bëhet vëlla me të. PD ja ka dhënë këtë mandat. Lulzim Bashën e ka shtyrë aq tutje në krijimin e një profili fallco radikal, sa tani as Lulzim Basha nuk e nxjerr dot nga çadra Lulzim Bashën. E vetmja gjë, që i ka mbetur atij, është t?i gënjejë të gjithë, për të qenë në çadër. Dhe kështu PD po futet në një tunel pa dritë në fund të tij, për hir të një njeriu që e do atë parti vetëm për hallin e vet dhe familjes së tij. Dhe ka bërë zgjedhjen perfekte për ta bërë këtë. Ja ka lënë çelsat e saj një njeriu që gënjen dhe veten për të qenë i sigurtë se di ta bëjë punën si gënjeshtar./tema
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarët...
Ishte pasdite vonë, të premten, kur sapo isha kthyer nga një...
Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të d...
Një uragan i fuqishëm godet një qytet të vogël në pjesën lin...
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke ko...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, iu ka dedikuar disa rreshta të g...
Dy gazetarë janë shkarkuar nga puna pasi i kanë lejuar vetes...
Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidentit aktual bje...
Mediat maqedonase kanë lajmëruar se pas trazirave të së enjt...
Një gradë është fraksion i një rrethi, dhe ka 360 gradë në s...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas...
Në ditën e 72 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershm...
Orjola, 35-vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien ...
Boudica është padyshim një nga udhëheqëset më të njohura të ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka paralajmëruar të gjit...
Shqipëria është një vend i mësuar të mos rij i qetë. Në të k...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas publikimit të li...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos dalë këtë të diel n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...