Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
:Reporterë pa kufij” prezantoi raportin për lirinë e shtypit 2017. Në të gjithë botën vihet re një përkeqësim i gjendjes së lirisë së shtypit. Shqipëria renditet në këtë raport e 76-a, Kosova e 82-a, Maqedonia e 111-a.
Grafika e gazetarëve që humbën jetën gjatë punës – viti 2015-2016
Retorika armiqësore kundër medias e politikanëve udhëheqës, ligjet më të ashpra, por edhe influenca e politikës edhe në vende demokratike kanë sjellë përkeqësimin e gjendjes së mediave në të gjithë botën. Ky është konkluzioni i organizatës “Reporterë pa kufij” në raportin e publikuar, 2017.
Nënvlerësim i medias
Në vende si SHBA, Polonia dhe Britania e Madhe liderë të politikës e shfaqin hapur përçmimin që kanë për gazetarët. Përkeqësimin e gjendjes e ka shkaktuar edhe sjellja e paskrupullt ndaj medias e qeverive të vendeve si Egjipti, apo Burundi. Në Turqi po ashtu është përkeqësuar gjendja e gazetarëve dhe medias, pas një vale të pashembullt represioni që nga përpjekja për puç ushtarak verën e kaluar. Ndërsa në vendet e krizës apo aty ku luftohet, si Siria, Jemeni apo Libia gazetarët ndeshen me kërcënimin për jetën. Në vende të tjera grupet islamiste, si “Shteti Islamik” kërcënojnë rregullisht jetën e gazetarëve si Afganistan, ku talibanët vranë vitin e kaluar 10 gazetarë gjatë punës.
Kreu i organizatës “Reporterë pa kufij”, Michael Rediske është shprehur, se “shokuese është që edhe në vendet demokratike ka kufizime të pavarësisë së medias dhe punës së gazetarëve, në vend që liria e shtypit të mbahet lart, si një vlerë themelore.”
Përkeqësim në vendet demokratike
Shqetësim paraqet gjendja edhe në SHBA që renditet në vendin e 43 këtë vit. Nga gjysma e dytë e vitit të kaluar janë shtuar proceset juridike kundër gazetarëve investigativë dhe “zbuluesve” të skandaleve në SHBA. Presidenti Donald Trump me fyerjet e pandalura ndaj mediave kritike distancohet nga një traditë e vjetër e SHBA-së si mbrojtësja e lirisë së shtypit, kritikon organizata “Reporterë pa kufij”.
Edhe në Francë gazetarët ndeshen me fyerje të politikanëve gjatë fushatës zgjedhore, vëren raporti. Ndërsa në Poloni, qeveria nacional-konservatore ka vënë nën kontroll televizionin publik, thuhet në raportin e “Reporterëve pa kufij”. Më shumë se 22 gazetarë kanë humbur punën, që nga ndërrimi i pushtetit në Poloni. Hungaria po ashtu ulet në renditje, dhe kritikohet fakti, që në tetor 2016 një oligark i afërt me qeverinë bleu grupin mediatik “Mediaworks”, tek i cili dy javë më parë u mbyll gazeta opozitare “Nepszabasag” dhe ku bëjnë pjesë 12 gazeta rajonale e një gazetë sportive.
Vendin e parë në listë për gjendjen e mirë të lirisë së shtypit e zë Norvegjia dhe vendet nordike renditen pas saj, si Suedia e Finlanda. Gjermania renditet e 16-ta, pranë Luksemburgut dhe Sllovakisë. Rusia nuk ka ndryshuar renditje, ajo vazhdon të zënë vendin e 148-të në renditje dhe organizata kritikon faktin, që qeveria vepron ashpër kundër mediave kritike.
Renditja e Europës Juglindore
Në rajonin e Europës Juglindore përkeqësim ka pasur Kroacia, që ka humbur 11 vende, duke u renditur e 74-a. Organizata kritikon faktin që qeveria kroate vitin e kaluar hoqi nga puna drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, HRT dhe e zëvendësoi atë me një proqeveritar.
Shqipëria renditet në vendin e 76, me një përmirësim prej 6 pikësh, krahasuar me vitin e kaluar, kur renditej në vendin e 82-të. Edhe Kosova ka një përmirësim të lirisë së shtypit, ajo renditet këtë vit në vendin e 82, ndërsa vitin e kaluar zinte vendin e 90-të. Maqedonia zë vendin e 111-të, megjithë një përmirësim me 7 pikë nga viti i kaluar. Megjithatë në grafikën globale të lirisë së shtypit vendet e Ballkanit janë të ngjyrosura me ngjyrën e portokallisë që tregon se këto vende ka probleme të ndjeshme me lirinë e shtypit. Vendet ku gjendja është e lirisë së shtypit është e kënaqshme kanë një renditje me ngjyrë të verdhë, ato me gjendje të mirë, zbardhojnë.
Në intervistë për DW, drejtori ekzekutiv i Reporterëve pa Kufij në Gjermani, Christian Mihr lidhur me situatën e gazetarëve në Kosovë theksoi, se ?nëse sheh pikët lidhur me renditjen e Kosovës në këtë raport, e kupton që situata nuk ka ndryshuar dukshëm krahasuar me një vit më parë. Ndaj përmirësimi me 8 vende në listë ka të bëjë thjeshtë me ndryshimet që kanë ndodhur në vendet e tjera. Arsyet për renditjen jo të mirë në vendin e 82-të kanë të bëjnë me faktin, se mediet përballen këtu me ndërhyrjen direkte dhe indirekte të politikës dhe ndodhen nën presion financiar. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë shpesh cilësohen si ?simpatizantë të Serbisë? dhe tradhëtarë. Gazetarët kritikë konfrontohen me ngacmime verifikimi dhe kontrollesh nga qeveria./DW
Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Ma...
Një aeroplan ushtarak rus MiG-31 është rrëzuar në Republikën...
Kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në ven...
Ditën e nesërme Gjykata franceze e Colmar-it pritet të mar...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka folur në përfundim të mble...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, thirri sot në një mbledhje urgje...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, tha jashtë dyerve të Kuvendit se...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur menjëherë pas takimit t...
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, i cili tr...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin antidro...
Autoritetet turke kanë konfirmuar arrestimin e më shumë se t...
Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi arrestime për punonjë...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vlahu...
Plotësohet pokeri. Ferrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P...
Një gjykatës federal në San Francisko ka bllokuar dekretin n...
Kreu i PAA, Agron Duka, sipas mediave ka braktisur takimin m...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra nga qyteti ...
Nga qyteti i Korçës, zëvendëskryeministri Niko Peleshi sulmo...
Koalicioni Opozitar ka marrë vendimin për thirrjen e kryepar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...