Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi arrestime për punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës në kufi me Greqinë pas hetimeve për kalimin e një kamioni në anën greke me rreth 1.1 tonë marijuanë, mesin e shkurtit të këtij viti.
Një doganier dhe dy inspektorë policie u arrestuan ndërsa një tjetër inspektor policie, pronari dhe shofer i kamionit, janë shpallur në kërkim.
Sipas pohimeve të prokurorisë më 17 shkurt të këtj viti në një kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar nga ana e autoriteteve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1117 kg lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë. Autoritete greke nuk arritën të arrestonin shoferin e mjetit, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre.
Hetimet e Prokurorisë shqiptare kanë provuar se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll. Prokuroria shqiptare thotë se ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner i cili sipas saj do të kishte evidentuar ngarkesën me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgatitur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.
Po sipas prokurorisë kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë pasi nëse do të kryhej kjo praktikë do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij. Prokuroria ka vlerësuar gjithashtu se nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme pasi diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.
Në pohimet e prokurorisë vlerësohet gjithashtu se “nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla dhe nëse siaps prokurorisë qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit ?marijuanë? dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive”.
Pak kohë më parë policia shqiptare kreu 18 arrestime në Doganat dhe posta policiore të Durrësit dhe Qafëthanës pas zbulimit në Itali pak kohë më parë të dy ngarkesave me rreth 10 tonë marijuanë të transportuara nga Shqipëria.
Sasi të reja marijuane në zonat shqiptare dhe greke
Policia e Gjirokastrës tha të mërkurën se bllokoi dhjetëra kilogramë marijuanë në banesën e një shtetasi që ndodhej në emigracion, ndërsa një person u arrestua. Droga ishte fshehur në banesën e emigrantit ndërkohë që operacioni u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë.
Edhe policia greke njoftoi për të paktën pesë shqiptarë të arrestuar në dy raste të transportimit të narkotikëve nga kufiri juglindor shqiptar në Greqi. Sipas Policisë greke në njërin rast lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të një automjeti, ndërsa në rastin tjetër dhjetëra kilogramë marijuanë u gjetën në pjesën e pasme të një automjeti./VOA
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vlahu...
Plotësohet pokeri. Ferrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P...
Një gjykatës federal në San Francisko ka bllokuar dekretin n...
Kreu i PAA, Agron Duka, sipas mediave ka braktisur takimin m...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra nga qyteti ...
Nga qyteti i Korçës, zëvendëskryeministri Niko Peleshi sulmo...
Koalicioni Opozitar ka marrë vendimin për thirrjen e kryepar...
Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtu...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka folur para të rinjve ko...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë pasdite në qytetin juglin...
Edhe pse ministri Ilir Beqaj ka javë që është shkarkuar nga ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zhvillua...
Ka nisur takimi i kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Ba...
Studiuesit e jetës politike në Tiranë vlerësojnë që pas më s...
Eshtë e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetë...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar krizën politike në vend,...
Një marrëveshje e nënshkruar midis Autoritetit për Informim ...
Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj u gjeten të pajetë me dhjetë...
Vajza e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka nisur turin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...