web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja rrëfen takimin me Ervin Dalipajn në makinën luksoze/Sa mëkate ka marrë me vete!

25 Prill 2017, 15:16, Aktualitet CNA

Gazetarja e kronikës në News 24, Klodiana Lala, ka kujtuar sot takimin e fundit me ish-shefin e krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj, që u ekzekutua sot brenda makinës së tij në Sukth, bashkë me mikun e tij Juxhin Dauti.

Lala tregon se ka pasur frikë të shkonte të takonte më 30 janar të vitit 2016-të njeriun më të kërkuar nga policia të asaj kohe, Ervin Dalipajn, i cili ishte shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut.

Ajo thotë se e ka takuar diku në periferi të Tiranës, Ervinin, në një makinë luksoze, nën shoqërinë e dy miqve ?të fortë? dhe shton se ai, ishte i qetë dhe i komunikueshëm, ndërsa i tregonte provat e mospërfshirjes në vrasjen e Çollakut. Por se sa mëkate mund të ketë marrë me vete, këtë askush nuk e di, siç thotë edhe Lala.

?Ervin Dalipajn e takova për herë të fundit diku në periferi të Tiranës, në një makinë luksoze. Ndihesha e frikësuar se ishte njeriu më i kërkuar asokohe. Bëra shumë rrugë për të shkuar deri tek ai. Njerëzit që më shoqëronin ishin tejet të besuar, e megjithatë unë kisha frikë, se prisja vajzën time të dytë. E intervistova. Më tha shumë gjëra, e shumë të tjera mi rrëfeu jashtë ?kameras?, që në fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi të takonte njeri tjetër. Sot Ervin Dalipaj u qëllua për vdekje. Se di sa shumë mëkate mund të ketë marrë me vete?,- tregon më tej në një status në Facebook, gazetarja.





Lajmet e fundit nga