Arrestohen shqiptarët që grabisnin VIP-at e Greqisë
Mediat greke kanë njoftuar se një grup prej katër shqiptarës...
Në portalin e Çim Pekës, u shfaq dje një shkrim, ku edhe unë, isha një nga ?Hijet? që po merrja ?kthesë?, sipas artikullshkruesit pa emër, por dukshëm editorialisht i mbështetur te Syri.net. Një ?Hije? edhe unë pra, që në rrethanat e krijuara, po ?braktisja? Lul Bashën, sepse të njejtën gjë, ?po bënte edhe Ilir Meta?.
Fillimisht nuk e kuptova këtë shkrim dhe e mora për lajthitje. Por më pas i dhashë karar, që Çimi, kolegu im impulsiv apo ndoshta dikush tjetër, mbase është mërzitur për qëndrimin e 360grade.al, në lidhje me deklaratat e Ministrit të Jashtëm Gjerman, Gabriel.
Në fakt analiza ime nuk kishte lidhje me Çimin, por me disa deklarata emocionale, në adresë të Ministrit të Jashtëm Gjerman, që u shfaqën në disa portale dhe që e dëmtojnë shumë PD, sipas meje. Sepse Gjermania është dhe do të mbetet një aleat i rëndësishëm, i Shqipërisë, i shqiptarëve, por edhe i Partisë Demokratike. Padyshim, deklarata e Gabriel, është një ?sukses? i diplomacisë së Ramës, por nuk duhet të jetë demoralizuese për Çadrën Opozitare, deri në shkallën sa të bëhet më emocionale, se sa është e lejuar në kodin politik ndërkombëtar.
Por, do të doja të rikthesoja publikisht, se, pamvarsisht goditjes ballore që ju dha protestës nga diplomacia gjermane apo pamvarsisht se çfarë bën Meta me Ramën, darkojnë apo mbajnë mëri, ndahen apo bashkohen përsëri, qëndrimi im, në lidhje me keqqeverisjen Rama dhe me rrezikun që u kanoset Zgjedhjeve politike nga Rama, nuk ndryshon dhe nuk ka se si. Sepse unë mendoj dhe gjykoj gjithashtu se protesta e Bashës është mëse legjitime.
Çimi, darkon dhe drekon më shpesh se sa unë, me aktorët më të rëndësishëm të këtij vendi, të të gjithë niveleve, përfshirë këtu edhe me Ilir Metën dhe kjo është e drejta e tyre, sepse ata janë miq të vjetër. Mirëpo kjo, nuk e përligj kolegun Peka, të paragjykojë, thjesht sepse ashtu i vjen, Portalin 360grade.al, të drejtuar nga unë.
Një gjë duhet të sqaroj, unë nuk jam i rreshtuar me Opozitën dhe me Partinë Demokratike, por unë, në mënyrë modeste, për aq sa përfaqsoj dhe për aq sa më lexojnë, jam në Opozitë me kryeministrin aktual. Por për këtë, unë kam kriteret e mia profesionale. Të jesh në Opozitë, nuk do të thotë që gjithshka është e zezë te kundërshtari, dhe nga ana tjetër, jo gjithshka shkëlqen vetëvetiu, vetëm sepse është në opozitë, te Opozita.
Reagimi i disave, për qëndrimin gjerman, qëndrim zyrtar i Shtetit Federal ky, ishte i pabalancuar dhe i dëmshëm. Sepse u jep argumenta, raportuesve të të gjitha llojeve pranë Qeverisë Gjermane, që të bëjnë interpretime, në dëm të qëllimeve dhe strategjive opozitare shqiptare.
Gjithësesi, dua të qetësoj Çimin dhe ata që e mendojnë si ai, në mënyrë të nxituar, se unë vijoj të mendoj që: Qeveria Teknike përpara Zgjedhjeve, do të ishte një zgjidhje e mençur dhe e duhur, për të shmangur sadopak bandat dhe banditët e drogës, nga Zgjedhjet Politike shqiptare.
Por e mirëkuptoj Pekën, ngase tensioni është shumë i madh. Deri tash, nga Qeveria e sotme, më kanë ardhur vetëm kërcënime direkte dhe indirekte, nga qenëria lehëse e dorës së dytë, e oborrit kryeministror, por vetëm kaq. As premtime, as joshje dhe as, Zot na ruaj, të tjera gjëra.
Prandaj Çim, mendoj se, pamvarsisht njeri-tjetrit, dhe secili në mënyrën e vet dhe në ?llogore? të ndryshme, do të jemi në Opozitë me këtë kryeministër kaq problematik, kaq ambicioz dhe prej ambicies së pa fre, kaq të rrezikshëm. /360grade.al/
Mediat greke kanë njoftuar se një grup prej katër shqiptarës...
Me pak fjalë ideja dhe shqetësimi që ngrinte editoriali ynë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet në këto...
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe Ilir Meta, kreu i Ku...
Burrnesha shqiptare Majlinda Kelmendi ka triumfuar sërish në...
Një tjetër sukses të madh ka arritur në kampionatin europian...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur so...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmërua ...
Policia e Librazhdit, në kuadër të një hetimi proaktiv të nd...
Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka rihapur h...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku si pa...
Po presim opozitën për zgjedhjen e Presidentit të Republik...
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” dhe ish deputeti i Parlametit, Ko...
Deputeti i Parlamentit dhe kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blu...
Frudhat moderneÇfarë parashikohet të jetë një prej tendencav...
Kryetari i Partisë “LIBRA” dhe deputeti i parlamentit, Ben B...
Policia ka arrestuar një punonjës policie, i cili akuzohet p...
78-vjeçari Nexhip Minga është gjetur i pajetë ditën e sotme ...
Duke filluar nga kjo javë, ju mund t’i ruani gjërat në një k...
Sapo ka përfunduar seanca për Mark Frrokun në Gjykatën e Tir...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...