web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkonte ryshfete për leje/Kolegët arrestojnë nën komisarin

20 Prill 2017, 15:08, Aktualitet CNA

Policia ka arrestuar një punonjës policie, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Dritan Metanin me gradën nën komisar.

Metani është në hetim prej disa muajash nga Prokuroria, si i dyshuar për shkak të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Konkretisht Metani dyshohet se gjatë detyrës së tij ka lejuar që të bëhen 3 ndërtime pa leje, në këmbim të parave.

Hetimi nisi pas referimit të SHÇBA-së, në lidhje me dyshimet për korrupsion ndaj punonjësit të policisë N/komisar Metani. Në zbatim të vendimit penal përkatës, SHÇBA ka ekzekutuar masën e sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?./CityNews





Lajmet e fundit nga