Themelohet partia më e re në Shqipëri
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” dhe ish deputeti i Parlametit, Ko...
Po presim opozitën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës – i dëgjojmë që të thonë. Dhe ndërkohë, pavarësisht se afati për fillimin e procedurave, në përcaktimin kushtetues mbi mbarimin e mandatit, është 9 korrik 2017, vendosën që ta fillojnë atë procedurë, më 19 prill 2017, me një parlament gjysmë bosh në mes të një krize politike dhe një bojkoti disa mujor parlamentar. Madje, pa përpjekjen minimale apo disa veprime konkrete për uljen e gjakrave, pa më të voglën tolerancë në stimulimin e dialogut shumëpalësh si zgjidhje e vetme në situatën aktuale.
Po presim opozitën na thonë. Për ta, ajo është akoma në kohë që të reflektoje dhe të japë kontributin e saj. Dhe ndërkohë, pa lënë aspak kohë për përpunim, diskutim e reflektim, caktojnë pa opozitën raundin e dytë, të nesërmen e të parit, edhe pse kushtetuta flet për një interval kohor jo më vonë se 7 ditë nga raundi paraardhës. Ky turravrap, njëlloj si me plotësimin e pjesshëm të komisioneve të Reformës në Drejtësi, po shfaqet dhe në procedurën e zgjedhjes së Presidentit. Ndërkohë, kërkesat antiligjore ndaj KQZ-së për të zvarritur afatet sidomos, atë më të dashurin dhe siguruesin për ta, atë të regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore ka vetëm dy shpjegime racionale:
– Ose do të mbyllin me shpejtësi të gjithë raundet e zgjedhjes së Presidentit dhe do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, tamam në prag të zgjedhjeve të zakonshme apo të kohshme, por që gjithsesi nëse nuk pasohet me dorëheqjen e Ramës, ato thjesht do ta fusin vendin në një spirale vakumi institucional e vorbulle tensioni akoma më të mëdha e më të rrezikshme.
– Ose po mundohen, me frikën që i karakterizon ata që kanë faje e hije mbrapa, që të akumulojnë sa më shumë mbulim, pushtet e përfaqësim tek komisionet e Vettingut dhe në të gjithë ecurinë e Reformës në Drejtësi, dhe në këtë valë marrjesh të marrin, gjithashtu, edhe institucionin e Presidentit në mënyrë të njëanshme si një garanci individuale për qetësi e siguri më shumë. Natyrisht, së bashku me të, edhe institucionet dhe emërimet me peshë që varen drejt për drejt nga ai. Dhe, mesa duket, e gjitha kjo para se të dorëzojnë në tryezën e negocimeve qeverinë për krijimin e asaj teknike. Kjo sepse është kuptuar më së miri se Rilindja vetëm, qoftë dhe me disa satelitë të vegjël të saj, nuk i fiton dot më zgjedhjet në mënyrë të ndershme, për shkak të zullumeve të shumta, por dhe arrogancës së tepërt.
Por, ama, jashtë racionalitetit, edhe një mundësi e tretë, për të cilën thjesht mund të thuhet: Fali o zot se nuk dinë ç?të bëjnë. Ose akoma, ata janë rreshtuar së bashku jashtë çdo logjike normale, deri brënda një çmendurie dhe euforie të tyre kolektive, gjithmonë me shpresën e marrjes zvarrë të bllokut opozitar drejt zgjedhjeve të papërgatitura, deri të trukuara, falë ndërhyrjes ?magjike? të ndërkombëtarëve. Apo akoma, në mungesë të opozitës së vërtetë, mendojnë se, brenda një deliri të pakuptimtë dhe një lajthitje politike kohëshkurtër, mund të krijojnë opozita farse. Por, të gjitha këto nuk kanë jetëgjatësi, ato kanë vetëm një rezultante: atë të precipitimit të situatës politike, goditjes së stabilitetit për të cilin u ?shit? demokracia, por dhe ndezjes se konfliktit në shkallë vendi, me reperkusione të shumta si në bllokimin e progresit të gjithanshëm, ndërprerjes ose frenimit të proceseve demokratizuese e integruese, pra duke na çuar sërish dekada mbrapa.
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” dhe ish deputeti i Parlametit, Ko...
Deputeti i Parlamentit dhe kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blu...
Frudhat moderneÇfarë parashikohet të jetë një prej tendencav...
Kryetari i Partisë “LIBRA” dhe deputeti i parlamentit, Ben B...
Policia ka arrestuar një punonjës policie, i cili akuzohet p...
78-vjeçari Nexhip Minga është gjetur i pajetë ditën e sotme ...
Duke filluar nga kjo javë, ju mund t’i ruani gjërat në një k...
Sapo ka përfunduar seanca për Mark Frrokun në Gjykatën e Tir...
Microsoft më 2 maj do të mbajë ngjarjen e paralajmëruar, por...
Dëshiroj të bëj të ditur që Konferenca e Kryetarëve vendosi,...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnjë, Myslim M...
Për vite është thënë se qumështi është një burim i madh i ka...
I pyetur nëse Presidenti i i ardhshëm i Republikës do të ish...
Ndërkohë që të gjithë prisnim që mbledhja e KQZ, ditën e sot...
Brenda datës 30 prill, të gjithë qytetarët të cilët kanë të ...
Në këto momente po zhvillohet mbledhja e KQZ për shqyrtimin ...
Kryeparlamentari Ilir Meta ka folur jashtë dyerve të Kuvendi...
Kryetari i Kunvendit, Ilir Meta menjëherë pas përfundimit të...
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën dhe orën kur do të ...
Prej dy ditësh është vënë re një përplasje në distancë mes k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...