Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Republika, në ditët e saj më të vështira.
“Vdekja klinike e shtetit të Kosovës përkthehet në komoditetin e politikanëve karrieristë e zhvatës të shtetit, por edhe në interes të klaneve të caktuara për vazhdimin e degradimit institucional e pasurimin në kurriz të qytetarëve të Republikës”, tha Hidajet Ahmeti,raporton Gazeta Kosova Sot.
Njohës dhe pjesëmarrës të jetës politike e institucionale në vend, për gjithë këtë periudhë të shtetndërtimit të pasluftës, duke parë ngecjet e mëdha në fuqizimin e shtetit të ri, konsiderojnë se Republika është akoma në komë të thellë, për shkak të papërgjegjësisë së një pjese të madhe të politikës vendore, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë. Sipas tyre, kjo gjendje është e tillë, ngase politika po shkon akoma drejt asgjësimit të shtetit ligjor. Për shkak të lidhjeve korruptive politika dhe drejtësia po e ushqejnë njëratjetrën në ‘tandem’ në udhën e paligjshmërisë së thellë e të skajshme në Kosovë, prandaj zgjidhja shihet vetëm nga një (r)evolucion demokratik paqë- sor, por i fuqishëm dhe i pandalshëm, për ta nxjerrë nga koma vendin, të cilin e ka katandisur keq klasa dërrmuese shumicë si politikë e papërgjegjshme, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron kjo lëvizje pozitive si proces mund të arrihet vetëm me vetëdijesimin gradual të qytetarëve e që me siguri do të marrë kohë. “Kosovës i duhet një vetëdijesim i madh, për ta hequr gjithë këtë kalbëzim të shoqërisë, i cili ka kapluar çdo sferë . E keqja, e mishëruar në krim dhe korrupsion, nuk do të hiqet përderisa vetë qytetari nuk e bën së pari një revolucion në vetëdijen e tij, për ta dalluar qartë të keqen nga e mira. Kriminelët, bandat dhe hajnat e mashtruesit e llojllojshëm e shfrytëzojnë mungesën e vetëdijes qytetare për ta zhvatur Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme”, potencoi Salihaj
Vdekja klinike e shtetit
Edhe analisti Hidajet Ahmeti konsideron se është fakt që Kosova si shtet është në vdekje klinike, por fillimisht duhet stabilizuar. “Shteti i Kosovës në kuptimin e qeverisës çalon në masë të madhe, pikërisht nga klasa politike udhëheqëse, pasi që mekanizmat e shtetit i kanë shfrytëzuar dhe po i shfrytëzojnë në interes të klaneve e klientelës së tyre partiake, e jo në shërbim të trupit publik. Ndryshimi i mendësisë e mbrapshtë qeverisëse me këta njerëz është utopike të mendohet, por duhet ndryshuar koncepti qeverisës e jo ndryshim fytyrash, por për ndryshim për nga logjika dhe mentaliteti qeverisës”, u shpreh ai. “Vdekja klinike e shtetit të Kosovës përkthehet në komoditetin e politikanëve karrieristë e zhvatës të shtetit, por edhe në interes të klaneve të caktuara për vazhdimin e degradimit institucional e pasurimin në kurriz të qytetarëve të Republikës. Legjislativi, ekzekutivi dhe Gjyqësori si tri shtylla të pushteteve në Kosovë e që në letër janë si të pavarura, funksionojnë brenda një komande të vetme, e cila çdo ditë e më shumë po dëshmohet. Legjislativi duke e reduktuar mandatin e tyre vetëm në ngritje duarsh e në shërbim të partive politike e jo interesave qytetare, Gjyqësori si balancues në mes të legjislativit dhe ekzekutivit është shndërruar në vatër të keqpërdorimeve e në shërbim të ekzekutivit, e realisht ekzekutivi është përfituesi më i madh nga kjo anarki e pushteteve, që realisht i bie se demokracia e në theks të veçantë pavarësia e pushteteve është vetëm në letër”, theksoi Ahmeti. Sipas tij, pavarësimi i tri pushteteve në shtetet demokratike është garanci për stabilitet e funksionim normal brenda kornizave demokratike.
Korrupsioni galopant
Prof. Riza Smaka pohon se gjendja shoqërore në të gjitha fushat, si ajo socio-ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe edukative në vendin tonë aktualisht ndodhet si e më keq, dhe krejt kjo si pasojë e kësaj klase politike që po qeveris vendin. “Sistemi i drejtësisë dhe për shkak të financimit joadekuat nga Qeveria, lëngon nga shumë e shume defiçienca më se të ndryshme. Format korruptive më se të ndryshme e të shumta të aplikuara nga pushtetarët përkatësisht qeveritarët, praktikisht jo që nuk luftohen, por, implicite, stimulohen dhe vijojnë të lulëzojnë”, tha prof. Smaka. Sipas tij, në vendin tonë, edhe kur shkelet Kushtetuta, por edhe ligjet pothuajse nuk ekziston përgjegjësi apolitike as funksionale, prandaj vetëm një revolucion i ri elektoral mbetet shpresa e ndryshimeve pozitive. “Një nga zgjidhjet e mundshme do të mund të shpresohej në zgjimin e së paku qytetareve “të fjetur” deri tani në procedurat elektorale, ashtu të zgjoheshin dhe të votonin, kurrsesi jo më ekskluzivisht për personat e mitizuar, por për qytetarët me vlera civile, intelektuale e etike dhe me shkallë adekuate të profesionalizmit të argumentuar konkretisht!”, tha Smaka. Ndërsa prof. Muhamet Kelmendi konsideron se politika e ka kapur ashpër Prokurorinë dhe Gjyqësorin, sikundër edhe shërbimet e institucionet e tjera të shtetit, e që janë kompetente për zbatimin e ligjit. “Për shërimin e gjendjes së tillë janë të nevojshme të ndërmerren disa masa të domosdoshme në shërbim të vendit: Rruga evolutive dhe zhvillimore, që është e ngadalshme dhe shumë e vështirë për të arritur. Rruga e ndërrimit të politikës me zgjedhje, që nuk mundet kurrë të krijojë gjendje të shërueshme brenda një periudhe të shkurtër, spastrimi i figurave të politikës dhe të tërë sistemit të rendit të sigurisë me ligj mbi largimin e elementeve të dyshimta, të ish-shërbëtorëve të sistemit militar dhe të çdo personi të inkriminuar, si dhe ndërrimet revolucionare në politikë, në ekonomi, në rende e siguri, kudo në pushtet”, theksoi ai./CityNews
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka komentuar qëndrimin e minis...
Babai i vogëlushes që humbi jetën mëngjesin e sotëm për arsy...
Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë ...
Një fëmijë 15 muajshe ka gjetur vdekjen për arsye ende të pa...
Menjëherë pas LSI, edhe PS ka bërë publikë emrat e anëtarëve...
Gjykata e Apelit Tiranë është përfshirë në një skandal të pa...
Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA në rajonin e Jugut tregon përp...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka dalë në një konferencë për ...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka sulmuar ashpër kryeministri...
Vijon përplasja e ashpër mes dy superfuqive botërore, SHBA d...
Komisioni i Sigurisë u mblodh ditën e sotme, ku miratoi shty...
Ka dy teori konspirative që qarkullojnë prej ditësh në Tiran...
Artan Hoxha (presidenti në tentativë), shkruan se ata që nu...
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për presticiozen“...
Kreu i demokratëve ka folur ashpër nga çadra e protestës, du...
Një person ka terrorizuar qytetarët e Pogradecit, mesditën e...
Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar, pasi është ...
Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po jep mesazhin e ...
Nga Agron Gjekmarkaj Zërat, tingëllimat, cicëri mat, zukatj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...