web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KRIZA SHQIPTARE/ Amerika sjell përforcime, mbrin ambasadori Arvizu

3 Prill 2017, 08:56, Aktualitet CNA

Ish ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili aktualisht shërben pranë Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), ku mban detyrën e zëvendësasistentit të Sekretarit të Shtetit, ka mbritur në Tiranë. Arvizu është parë në mjedise publike teksa drekonte me disa miq të vjetër shqiptarë, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur arsyeja e vizitës së tij, që vjen ndërkohë që Shqipëria po përjeton krizën politike të rradhës.

Ndër të tjera, ish ambasadori Arvizu ka planifikua të realizojë një vizitë me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, me kreun e Parlamentit, Ilir Meta si edhe me kryeministrin Edi Rama. Përveçse si një ambasador i fortë, gjatë qenies në funksion zyrtar në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, njihet edhe si një negociator i zoti ndërpalësh politike.

Duke qenë i tillë dhe njohës i mirë i mentalitetit të politikanëve arkaik shqiptar, të bëhet të besosh se mbritja e tij në Tiranë, në kohën që protesta e Lulzim Bashës ka hyrë në ditën e dyzetë pestë dhe nuk po e njeh fundin, lidhet pikërisht me ndëmjetësimin midis palësh. Pasi në gjëndjen krizuale ku është zhytur, politika rrezikon jo vetëm mbajtjen e zgjedhjeve në 18 qershor, por edhe hedhjen në erë të procesit të vetingut, për të cilin faktori ndërkombëtar ka investuar miliona ero-dollarë. /CityNEWS





Lajmet e fundit nga