web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë u tha më 1 Prill/Rama-Meta heshtin për koalicionin

2 Prill 2017, 08:21, Aktualitet CNA

Të dy dolën, folën, por nuk thanë asgjë. Edi Rama dhe Ilir Meta u panë dje në ekranet televizive, në rrjetet sociale, dhanë mesazhe, thanë gënjeshtra, por të dy ?harruan? të thonin të vërtetën e madhe, atë që lindi pikërisht në ditën e gënjeshtrës, fatin e koalicionit PS-LSI.

Katër vite më parë, më 1 prill, Rama dhe Meta do të uleshin në tryezën e bashkëpunimit, duke nënshkruar marrëveshjen për të vijuar rrugën e qeverisjes së bashku. Por, vetëm 4 vite më vonë, gjithçka duket se ka ndryshuar, dhe palët janë kthyer në ?armiq? të njëri-tjetrit, ku e vetmja gjë që ka mbetur është sulmi dhe vreri që eksponentët e të dyja forcave politike nxjerrin nga goja.

Kryeministri Rama ishte mjaft aktiv dje në rrjetet sociale, ku nuk munguan akuzat ndaj opozitës, madje dhe gënjeshtra për qeveri teknike, deri tek intervista që kishte dhënë për Tv francez ?France24?, por në asnjë moment nuk u ndal te koalicioni, duke e kaluar këtë ditë në heshtje.

Nga ana tjetër, kreu i LSI, Meta, foli nga Kuçova, dha një mesazh të fortë për krizën politike në vend, iu kërkoi partive të dialogojnë për zgjidhjen e saj, por harroi të thotë të vërtetën e shumëpritur, vijimin e koalicionit.

Teksa të gjithë janë me sy e vesh drejt tij, në pritje të një përgjigjeje, Ilir Meta vendos të heshtë, duke mbajtur kështu në ?ankth? liderin socialist, me të cilin bashkëqeveris, Edi Ramën. Ndoshta kjo është një strategji e Ilir Metës, për të mbajtur nën presion kryeministrin, me synimin për të ?zaptuar? më shumë hapësirë në qeveri.

Liderët zgjodhën heshtjen, por një sinjal erdhi nga radhët e LSI-së. Ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili do të thyente heshtjen në mbrëmje, duke folur për koalicionin. Ai thoshte hapur se si fillim duhet zgjidhur kriza politike dhe çështja e zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se atom und të shtyhen në vjeshtë, me situatën e krijuar. Pasi të zgjidhet kjo çështje, tha Manjani, duhet të flasim për koalicionin.

Tashmë pritet data 18 prill, i cili është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të parë se çfarë do të vendosin palët./CityNews





Lajmet e fundit nga