web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhafaj tregon "sekretet" para policëve/Vendimi më i vështirë i jetës sime

27 Mars 2017, 09:35, Aktualitet CNA

Fatmir Xhafaj zhvilloi sot takimin e parë me drejtuesit e policisë, ku rrëfeu se vendimi për të pranuar detyrën e Ministrit të Brendshëm ishte më i vështiri i jetës së tij, duke shtuar se ka vetëm një rrugë, përmbushja me sukses e kësaj sfide.

Xhafaj iu është përgjigjur edhe sulmeve ndaj tij, të cilat i ka quajtur politike.

?Pavarësisht sulmeve personale dhe familjare, nga individë politik që se duan reformën në drejtësi, unë deklaroj se nuk do ndaloj asnjë çast përpjekjet e mia dhe energjitë për zbatimin e reformës. Në këto 3 vjet e gjysmë kemi punuar për të bërë shtet, shtetin e së drejtës. Ky mbetet angazhimi ynë thelbësor përballë qytetarëve.

Në respekt të publikut dhe atyre që më kanë qëndruar pranë dua të them 2 fjalë personale. Detyrën tim e kam konsideruar një punë serioze. Të shërbesh si ministër është një detyrë e madhe kushtetuese e ligjore. Sa herë më është dhënë mundësia për një detyrë të tillë, i kam dhënë angazhimin maksimal. Të shërbesh si Ministër i Brendshëm, është jo thjesht një detyrë por një sakrificë.

Vendimi për ta pranuar këtë detyrë ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime. Ka vetëm një rrugë, përmbushjen me sukses të kësaj detyre. Mirënjohje dhe respekt për kryeministrin Edi Rama që më dha këtë detyrë. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë që më kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme. Falënderoj bashkëpunëtorët dhe stafin tim. Falënderoj ata që më kanë dhënë mbështetje me mesazhe që t?i siguroj se me të njëjtin pasion do angazhohem si me Reformën në Drejtësi, në shërbim të vendit tim?, deklaroi Xhafaj.

Ish-kreu i komisionit të reformës në drejtësi ka paralajmëruar vetting edhe për punonjësit e policisë.

?Krahas parandalimit dhe represionit kundër krimit do kërkojmë me forcë konfiskimin e aseteve kriminale, mbështetur edhe në legjislacionin që ofron reforma në drejtësi.

Një polici e qëndrueshme dhe me integritet të lartë, prioritet i punës sonë. Ka ardhur koha ndoshta për të bërë edhe vetting të figurës morale të çdo punonjësi të policisë. Tolerancë zero do të aplikohet ndaj çdo rasti të shkeljes së detyrës. Është detyra ime në radhë të parë deri te punonjësi i fundit i policisë, për të zbatuar ligjin dhe shërbyer qytetarit. Lufta kundër korrupsionit do marrë prioritet gjatë qëndrimit tim. Ne kemi nevojë për drejtues policie me integritet të lartë moral. Nuk mund të mendohet që edhe një punonjës i thjeshtë policie të japë ndihmë dhe bashkëpunojë me persona me precedent penal. Reagimi ndaj tyre do të jetë shumë i ashpër?, tha Xhafaj.

Ai tregoi gatishmëri edhe për vijimin e punës së ish-ministrit, një prej tyre nisma për dorëzimin e armëve. ?Nisma për dorëzimin e armëve do ketë vëmendjen time.

Në këto 3 vjet e gjysmë të qeverisjes sonë arritëm atë që për çdo njeri duket e pamundur, reformën në drejtësi, të mezipritur nga shtetasit. Në radhë të gjyqësorit dhe prokurorisë shërbejnë edhe shumë njerëz me integritet të lartë moral. Ne do nxisim bashkëpunimin me ta në funksion të rritjes së rezultateve konkrete për hetime të përbashkëta.

Ashtu si gjatë 3 viteve dhashë kontributin tim si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi, ashtu do vazhdoj të jap kontributin tim në këtë detyrë. Kontribut në zbatimin e saj?, tha Ministri Xhafaj./CityNews





Lajmet e fundit nga