web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD-së uron Ramën/Zoti ta shtoftë kokëfortësinë, por …!

22 Mars 2017, 21:02, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, foli mbrëmjen e sotme në një studio televizive për protestën e opozitës dhe mostërheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Strazimiri tha se protesta e PD-së do të vazhdojë deri në fund dhe kokëfortësia do t?i kushtojë shumë Ramës.

?Nuk ka asnjë çështje më të përputhshme me dinjitetin njerëzor sesa garancia për votën e lirë. Besoj se cili ha kokëfortësi me popullin në rrugë, me njerëz që tashmë e kanë mision të tyre të luftojnë deri në fund për dinjitet, unë do t?i bëja vetëm një urim, duke qenë në anën e dinjitetit: Zoti ta shtoftë kokëfortësinë, sa më gjatë aq më keq për ty, faturën megjithë kamatvonëse e paguan ti. Nuk ka rrugë më të shkurtër se kjo, është vetëm qëndrëse, qëndresë deri në fund për të çliruar vendin nga një klikë që ka kanabizuar vendin dhe po vepron në shkelje të ligjeve dhe kodit penal të atyre kapitujve më të rëndë të neneve të tij dhe sigurisht nuk mund të ketë besim që do respektojë kodin zgjedhor. Kjo nuk është një kokëfortësi, është një luftë për ekzistencën e dinjitetit njerëzor?, tha deputeti./CityNews





Lajmet e fundit nga