35 vjetori i PS-së/ Berisha: Mitingu i djeshëm shënoi fundin e partisë së krimit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dha alarmin e trafikut të drogës në vendin tonë.
Drejtuesi i Lëvizjes ?Zgjidhja? i bën thirrje Partisë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama, të largojë politikanët dhe zyrtarët e implikuar në trafikun e drogës.
Ja reagimi:
?Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën ndaj trafikut të drogës për vitin 2016 e vendosi Shqipërinë në vendet kryesore të burimit të marijuanës. Ashtu siç kam deklaruar disa herë prej verës së shkuar, vendi ynë në 2016-ën pati një shtim të plantacioneve me kanabis. Droga shqiptare, e mbjellë anekënd vendit vijon të trafikohet me ritme të larta, arrin të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe të kapet nga policitë e vendeve fqinje. Policia e Shtetit sigurisht këtu ka ?meritën? kryesore që e kanabizoi gjithë vendin, zyrtarët e saj taksuan trafikantët 20-30 për qind të vlerës.
Pasojat e këtij aktiviteti kriminal me përmasa dhe dëme kombëtare do të ndikojnë gjatë në jetën e shqiptarëve. Paratë e nxjerra nga ky biznes kriminal, thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pastrohen lehtësisht dhe investohen në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit. Por, siç e kam theksuar edhe më parë, mafia e drogës ka krijuar një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucionet e tjera të vendit. Ajo do të rrezikojë edhe zgjedhjet e 18 qershorit.
Rrënjët e problemit duhet t?i gjejmë te qeverisja dhe prej andej do të vijë edhe zgjidhja. Ne kemi një popullsi të madhe në fshat dhe një bujqësi të braktisur, e cila kërkon strategji, politika, investime dhe projekte të mirëmenduara, kërkon subvencionim me të paktën 150 milionë dollarë në vit vetëm nga burimet e brendshme të buxhetit, rregullimin e tregut të tokës dhe garantim të tokës nga shteti për çdo investim serioz e domethënës për eksportin, investime në infrastrukturë, grumbullim e përpunim, politika doganore mbrojtëse për prodhimet vendase etj, që nuk janë bërë nga asnjë qeveri, as nga qeveria e Ramës. ZGJIDHJA ka prezantuar programin e saj për kanabisin që është realist, i mundshëm, efektiv dhe në përputhje me trendet kulturore dhe të tregjeve në botën e civilizuar. Shqipërisë i duhet legalizimi i marijuanës për qëllime farmaceutike dhe industriale, dekriminalizimi i përdorimit, kontrolli i plotë dhe absolut i shtetit mbi prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe nënprodukteve të saj, kontrolli dhe pastrimi i policisë nga çdo person i implikuar.
Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit, moslegalizimi e mban atë si parajsë ekskluzive të mafies, ndërsa të gjithë funksionarët e policisë që janë implikuar me prodhimin ilegal dhe me trafikimin e marijuanës cenojnë sigurinë e vendit duhet të largohen nga shërbimet e policisë së shtetit. Partia Socialiste duhet të largojë nga qeveria dhe parlamenti politikanët dhe zyrtarët e lartë të saj që janë përfshirë direkt ose indirekt me trafikantët dhe trafikun e marijuanës?./CityNews
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për zgjedhjet parla...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vazhduar sulmet ...
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi marrëveshjen e...
Sot sapo hapa syte morra vesh qe autori romanit “Tenxherja”,...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, reagon për...
Në një aktivitet social të organizuar nga nxënësit e shkollë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet me tone të...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe partia e tij socialiste, dje ...
Një konflikit i nisur pas ngacmimit të një vajze ka degjener...
Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në Orikum. Në oborrin e ba...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
“Fatmir Xhafaj më ka torturuar, të lidhur me pranga në duar”...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Lezhë...
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se është i ...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e...
Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bë...
Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë pe...
Deputeti i listës së socialistëve, por dikur krahu i djathtë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka dënuar s...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...