Pas Bashës ambasadorët e BE-së takim me Ramën/I pranishëm dhe Lu
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e...
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se është i gatshëm të pranojë ?shkurtimet mjaft dramatike? të propozuara nga Presidenti Donald Trump për buxhetin e Departamentit të Shtetit, duke thënë se ?niveli i shpenzimeve? që janë ndërmarrë ?kryesisht vitin e fundit është thjesht i paqëndrueshëm?.
Buxheti i Shtëpisë së Bardhë ?Amerika e Para? për qeverinë federale, propozon rritje të konsiderueshme të buxhetit ushtarak duke balancuar rritjen me shkurtime të thella në buxhetin e Departamentit të Shtetit, programe të tjera të ndihmës së jashtëme, agjencinë përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve mjedisore dhe programe të ndryshme të brendshme.
Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Mick Milvaney, pranoi se disa prej shkurtimeve, përfshi buxhetin e Departamentit të Shtetit janë ?mjaft dramatike?. Departamenti i Shtetit do të ketë një shkurtim prej një të katërtën e buxhetit, por zoti Mulvaney tha se ?ne bedojmë se kemi mbrojtur funksionin bazë të Departamentit.? Shkurtimet do të tkurrin rolin e qeverisë dhe do të përmirësojnë efikasitetin, shtoi zoti Mulvaney.
Shtëpia e Bardhë e paraqiti të enjten propozimin e saj për buxhetin.
Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se ka ndërmend të rritë shpenzimet ushtarake në kurriz të shpenzimeve për Departamentin e Shtetit, të ndihmës për jashtë dhe të kontributit amerikan për organizatat ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara.
Disa analistë thonë se shkurtimet mund ta bëjnë më të efektshme diplomacinë amerikane, por të tjerë, duke përfshirë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disa ligjvënës e kundërshtojnë shkurtimin e fondeve për Departamentin e Shtetit dhe ndihmën e huaj.
Zyrtarët e shërbimit diplomatik dhe pjestarë të tjerë të stafit në Departamentin e Shtetit dhe në ambasadat amerikane jashtë i prisnin prej kohësh propozimet për shkurtime masive, siç pohon për Zërin e Amerikës eksperti i zhvillimit global George Ingram:
“Shkurtimet ka të ngjarë të jenë diku në masën 30 për qind. Fillimisht, me sa kam dëgjuar, Zyra e Buxhetit kishte propozuar 37 për qind, por Sekretari i Shtetit propozoi të mos bëhej 37 përqind në vitin e parë, por pakësimet të ishin graduale, brenda 3 vjetëve. Prandaj do të shohim rreth 30 për qind shkurtime.?
Grupet e të drejtave të njeriut dhe të ndihmës humanitare thonë se ndikimi mbi refugjatët dhe njerëzit e tjerë në nevojë në mbarë botën do të ishte shkatërrimtar, siç u shpreh Adotei Akwei me Skype për Zërin e Amerikës:
“Organizatat e shoqërisë civile, qeveritë, janë që të gjitha shumë të shqetësuara, jo vetëm për pakësimin apo shkurtimin e fondeve. Ato shqetësohen edhe për boshllëkun që do të krijohej nga mungesa e Shteteve të Bashkuara si partnere, si gjeneratore e novacionit, e krijimtarisë dhe natyrisht si një zë për të drejtat e njeriut.”
Por disa analistë thonë se Departamenti i Shtetit është një burokraci e fryrë dhe shkurtimet do t?i bënin mirë, siç komentoi për Zërin e Amerikës ish-diplomati James Robert:
“Mendoj se ka mjaft hapësirë riorganizimi, për ta bërë Departamentin e Shtetit një aktor vërtet më të mirë dhe më të efektshëm si përfaqësues të popullit amerikan; për ta bërë edhe një aktor jashtë vendit, sepse kështu do të thjeshtohen linjat e autoritetit dhe mënyrat e shpenzimit të fondeve. Ato do të shpenzohen më mirë dhe sigurisht, do të ketë shkurtime që do të duhet të bëhen si pasojë e kësaj.”
George Ingram ka punuar edhe në stafin e disa ligjvënësve të lartë në Kongresin amerikan. Ai thotë se Kongresi nuk do t?i pranojë shkurtime të tilla të mëdha për politikën e jashtme dhe ndihmën për jashtë:
“Muajin e fundit kemi parë një protestë nga ligjvënës të të dyja partive në Kongres, të Dhomës dhe të Senatit, të cilët thonë se shkurtime të tilla të mëdha në fondet e ndihmës për jashtë janë të papranueshme. Prandaj do të shohim mjaft rezistencë nga Kongresi këtë vit.”
Shkurtimet drastike në buxhetin e diplomacisë amerikane do të preknin edhe luftën globale për të mposhtur të ashtuquajturin Shtet Islamik, thotë senatori republikan, Lindsey Graham:
“Dua që Komisioni të kuptojë se me një buxhet që i heq kaq shumë fonde Departamentit të Shtetit, nuk do ta fitojmë dot këtë luftë. Në fakt, kjo do ta ndihmonte ISIS-in?.
Buxheti i presidentit Trump pritet të jetë në qendër të një debati të ashpër në Kongres gjatë muajve të ardhshëm./Zeri i Amerikes
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e...
Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bë...
Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë pe...
Deputeti i listës së socialistëve, por dikur krahu i djathtë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka dënuar s...
Roja bregdetare italiane, (Guardia di Finanzia) publikoi sot...
Kompania kundërajrore ishte vendosur ku fusha e aviacionit n...
Përfaqësuesit e shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e kaluar...
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot taki...
Duke dëgjuar fjalimet e Byrosë, ai e kishte fare thjeshtë ta...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Katër gjykatës britanikë kanë humbur vendin e punës, pasi u ...
Prapaskena korruptive për pushtet, biznes, interesa të ngush...
Si dite e premte dhe afer fundit te javes, eshte nje dite e ...
Flasin aktoret e pornografisë për gabimet që meshkujt bëjnë ...
Nëse e keni zakon të karikoni telefonin tuaj në baret ku pin...
Duke filluar nga data 11 prill “Microsoft” nuk do të mbështe...
Palët duhet të kthehen tek dialogu dhe Kosova nuk mund të bë...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vi...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...