web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Artan Hoxha/Kujdes, “Topi” i Balilajve goditi vetëm “mullarët e barit”, por ...!

2 Mars 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar temën më të nxehtë të ditëve të fundit, atë të ministrave me dashnoret në hotelin e Klement Balilit. Një deklaratë e tillë është bërë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shprehej i bindur se kishte parë dhe videot e ministrave.

Por, një ditë më parë nipi i Balilit reagoi, duke thënë se i vetmi ministri që kishte shkuar në kompleks ishte pikërisht Manjani. Në lidhje me këtë, gazetari Hoxha shkruan se më në fund u mbush kupa dhe pronari i serverit të Santa Quaranta vendosi të flasë.

Sipas tij, Rigels Balili hapi vetëm petën e parë të lakrorit dhe i ktheu përgjigje ish-ministrit të Drejtësisë. Ndërsa e krahason këtë situatë me një fragment nga filmi shqiptar ?Njeriu me Top?.

Ja çfarë shkruan Hoxha:

Me ne fund kupa u mbush dhe pronari i serverit te Santa Quaranta, vendosi te flas. Kryetari i bashkise Delvine, nipi i Kelmend Balilit, Rigels Balili, perfaqesues i LSI(ne zgjedhjet e 2015-es fitoi me 72% te votave) hapi vetem peten e pare te lakrorit dhe i ktheu nje pergjigje hazerxhevap ish-ministrit te drejtesise, qe kishte nja tre jave qe tregonte histori pergjysem me ministra e dashnore….
Kjo skene me kujtoi fragmentin nga filmi “Njeriu me Top”:
Mato Gruda: Per Kelin(Kelmend Balili), per Bakon(Bashkim Balilin), per xhaxhallaret e mi, une tani do te marre hak…
Halle Esmaja: Le ta zhbraze dhe kete gjyle qe ka ne dore. Zhbraze pellumb i halles, zhbraze….po ku paska qene fshehur gjithe kjo xhepane(serveri i kamerave) more Mato evlat….mos u merzit a te keqen halla, sonte naten ia terezitim prape, vi dhe une e te ndihmoj….????
Vetem kujdes, se “Topi”(serveri) Balilajve vertet kete radhe vendosi te godase vetem “mullaret e barit”, po heren tjeter(ishallah i mbushet mendja) po doli nga hauri, rrezikon te godase fort, po shume fort, kullen e Fizeve, plakun Mere me gjithe tespije e Tosun Bac…./CityNews





Lajmet e fundit nga