web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia: Kush u vetëdogj me benzinë dhe si ndodhi

2 Mars 2017, 09:11, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, ku një person i dha fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 në Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në një apartament.

Nga informacionet e uniformave blu, dyshohet se shtetasi O. M. është vetëdjegur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij.

Në këtë banesë (e cila është përfshirë nga flakët) ndodhej ish-vjehrra dhe ish- kunata e tij. Dy shtetaset e mësipërme u dërguan për kontroll/ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pa probleme për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga