web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë do të ndodhë sot në Kuvend/Opozita në shesh

2 Mars 2017, 08:23, Aktualitet CNA

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, e cila pritet të zhvillohet sërish pa praninë e deputetëve të opozitës. Opozita ka bojkotuar Parlamentin prej 18 shkurtit, kur nisi protestën para Kryeministrisë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Seanca e sotme ka në rend dite ratifikimin e tre marrëveshjeve, mes palës shqiptare dhe Kfv Frankfurt am Main, për financimin e projektit ?Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut?. Krahas saj, për votim është parashikuar dhe pr/rezoluta ?Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016?.

Zhvillimet nga aktualiteti pritet të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të sotme në Parlament./CityNews





Lajmet e fundit nga