web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

13 ditë qëndresë/Opozita “zgjohet” sërish nën çadrën e protestës

2 Mars 2017, 08:13, Aktualitet CNA

Protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e 13-të. Plot 13 ditë qëndresë në ?çadrën e lirisë?. Qëllimi i kësaj proteste është vetëm një, zgjedhje të lira e të ndershme, të drejtuara nga një qeveri teknike.

Protestës i janë bashkuar dhe shumë qytetarë, të cilët bashkë me eksponentë të Partisë Demokratike kanë kaluar disa netë nën çadrën para Kryeministrisë.

Ndërkohë, sot pritet të mblidhet dhe seanca plenare, e cila është e dyta që pritet të zhvillohet pa praninë e deputetëve të opozitës.

Që me fillimin e protestës, më 18 shkurt, opozita bojkotoi Parlamentin, duke thënë se Parlamenti i tyre i vërtetë është në shesh./CityNews





Lajmet e fundit nga