"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Po sikur të ndodhë sot? I jemi afruar shumë pranë disa herë. Por për fat të mirë, atëherë kishte burra në gjendje që të kuptonin gabimin. Sot?
Shkrimtari dhe studiuesi Andreas PIeralli, që jeton në Pragë dhe me të cilin kam patur rastin të bashkëpunoj në disa konferenca, në homazh të të madhit Vaslav Havel, më shkruan se ka shumë dyshime mbi forcën ushtarake dhe ndikimin e Vladimir Putinit në Lindjen e Mesme. Andreas citon një tabelë të saktë mbi shpenzimet ushtarake të Moskës. Shpenzime që rezultojnë më të larta se vetëm 50% të atyre të Japonisë paqësore, e cila jeton në një terirtor me dimensione modeste dhe pa burime natyrore. Sipas grafikut, vendet e NATO-s, të gjithë bashkë, arrijnë pothuaj gjysmën e shpenzimeve ushtarake botërore. Rusia, pra, do të dukej vetëm si një hirushe, pa një mburojë të përshtatshme për të mbrojtur territorin e saj gjigand dhe kënaqur ambiciet e veta.
Megjithatë, kujdes! Një herë e një kohë konsiderohej vendimtar armatimi. Sot nuk është më kështu. Puna e shërbimeve të fshehtë, e manipulimit elektronik, e luftës kibernetike është bërë vendimtare. Hackerat nuk kanë kursyer askënd, duke filluar nga SHBA, dhe tani shqetësojnë Gjermaninë dhe fuqi të tjera të mesme e të mëdha. Rusia, po ta shohësh mirë, në këtë fushë është shumë e përparuar, dhe për shkak të eksperiencës në të kaluarën. Sigurisht, nuk e shqetësojnë kritikat dhe morali për të drejtat e njeriut.
Rreziku është që, në këtë botë të bërë lëmsh, e cila ka harruar historinë dhe nuk praktikon mençurinë praktike, manipulimet mund të bëhen eksponenciale, nëse shumëzohen me një gabim fatal. më ka lënë shumë mbresa një artikull-investigim i revistës ?Neë Yorker?, palestër e gazetarisë më të mirë planetare, të cilën ua rekomandoj të gjithëve për tëa lexuar. Ka dalë për Krishtlindje, dhe ndoshta shumëkush nuk e ka vënë re, edhe pse titulli ishte një shuplakë në fytyrë: ?Lufta e Tretë Botërore, gabimisht?.
Autori, Eric Schlosser, rrëfen ankthin që u përjetua orën 2.30, natën e 3 qershorit 1980, kur Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake sinjalizoi një alarm makthi: BRSS sapo kishte nisur një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara. Sapo kishte filluar pushtimi rus i Afganistanit dhe marrëdhëniet mes dy superfuqive ishin të tensionuara. Ndoshta po materializohej kriza më e rëndë që prej asaj të raketave kubane, me Kennedyn dhe Hrushovin shumë pranë një konflikti shkatërrimtar dhe katastrofik. Një krizë që u kapërcye në sajë të mençurisë së të dyve.
Telefonata e 3 qershorit 1980 i erdhi Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Jimmy Carter, Zbigniev Brzezinski, i cili padyshim ishte duke fjetur. Në anën tjetër të linjës, gjenerali Uilliam Odom e informoi atë se mbi dyqind raketa ishin nisur kundër Shteteve të Bashkuara nga nëndetëset sovjetike. Brzezinski, me ftohtësi, i kërkoi Odomit një verifikim të fundit, para se t?i telefononte Shtëpisë së Bardhë dhe t?i sugjeronte Carterit kundërsulm të menjëhershëm. Me pak fjalë, hakmarrjen e pashmangshme vdekjeprurëse. Për fat të mirë, Odomi menjëherë telefonoi sërish, për të kërkuar falje. Një gabim, një chip i vogël me defekt, që kushtonte vetëm gjysmë dollari, kishte shkaktuar alarm të rremë.
Nuk është i vetmi rast i ngjashëm. Të tjerë kanë ndodhur edhe në kohë të mëvonshme, por të paktën ekzistonte garancia që burra të përgjegjshëm, dhe të shkathët në kuptimin e gabimit të mundshëm, kanë ruajtur nervat e forta, pavarësisht sulmeve verbale paka shumë propagandistike mes dy palëve, si për shembull Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini. A jemi të sigurtë që sot nuk do të mbizotërojë vrulli fatal dhe tragjik?/bota.al
Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së ...
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin Opinion ka deklar...
Ish-ministri i Drejtesisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin...
Lugina e Vdekjes, SHBANëse Toka do të ishte shtëpi, Lugina e...
Dashi.Edhe pse dite e marte mund te themi se eshte nje dite ...
Nëse dikush ju merr në telefon dhe pyet “A më dëgjon?”, mbyl...
Javën e kaluar kanë qarkulluar disa spekulime të ndryshme të...
Ndoshta të ka ndodhur dhe ty të kesh një parandjenje atëherë...
Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, ...
Në një sesion rutinë të Këshillimit të Sigurimit për Kosovën...
Prej disa vitesh selfiet janë bërë shumë të popullarizuara.N...
Erla Mëhilli, ish-këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha,...
Mbrëmjen e djeshme dhe të sotme, gjatë punimeve për ndërtimi...
Një incident ka ndodhur sot në mbrëmje në studion e News 24 ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Edmon Tupja ishte sot ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi sot një takim me...
Astrit Patozi nuk pranoi analogji mes protestës së opozitës ...
Mbrëmjen e sotme në fasadën e kryeministrisë janë shfaqur di...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ishte sot i ftuar n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...