web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikoi dokumentat/ Arrestohet në flagrancë shoferi 35 vjeçar

27 Shkurt 2017, 09:40, Aktualitet CNA

Një 35 vjeçar është kapur nga policia e Vlorës, pasi drejtonte mjetin me leje drejtimi e cila pas hetimeve të policisë ka rezultuar e falsifikuar. Bëhet fjalë për shtetasin Arben Pajaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohej për “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen me targë AA 089 NB, është kapur me leje drejtimi, e cila pas hetimeve të policisë ka rezultuar e falsifikuar dhe se nuk është pajisur me lejen përkatëse të lëshuar nga institucionet shtetërore. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga