web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klosi firmos me kryetarët e bashkive të veriut/ Ju japim fondin social, ngrini shërbimet për qytetarët

20 Shkurt 2017, 19:43, Aktualitet CNA

Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi firmosi me kryetarët e Bashkive Kukës, Has dhe Tropojë Paktin e Mirëqënies Sociale. Pakti i Mirëqënies Sociale është nismë e MMSR, për ngritjen e shërbimeve për njerëzit në nevojë kudo ku ata jetojnë.

Në kuadër të reformës së decentralizimit dhe ligjit të miratuar të shërbimeve shoqërore, bashkive ju kalon fondi social, para të qeverisë për t?ju ardhur në ndihmë kategorive vurnerabël, njerëz nën ndihmë ekonomike, ata  me aftësi të kufizuar, fëmijët, gratë, ish viktima të dhunës, ish viktima të trafikimit, mosha e tretë etj?.Për të gjitha këto kategori bashkitë kanë detyrimin të ngrenë qendra dhe shërbime, për riintegrimin e tyre apo rritjen e cilësisë së jetesës. Ministri Klosi solli shifra për mungesën e shërbimeve sot, në territore të ndryshme të vendit.

?Ky Pakt  i Mirëqenies që do të firmoset sot, është një deklarim publik, që përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe përfaqesuesit e pushtetit qëndror, ndërrmarrin për të thënë qe PO, ne që të kemi një standart, të mirëqenies sociale në keto bashki dhe nuk kemi harruar askënd. Pra, e gjithë kjo përpjekja jonë eshte perpjekia për më shumë mirëqenie sociale? ? deklaroi ministri Klosi.





Lajmet e fundit nga