web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krasniqi flet për protestën/ Test pozitiv për PD-në

18 Shkurt 2017, 15:51, Aktualitet CNA

Analisti Afrim Krasniqi ka deklaruar se protesta e sotme e PD është një test pozitiv, pasi ka arritur të mobilizojë një numër të madh njerëzish. I ftuar në studion e “Ora News”, ai e cilësoi këtë si është një bast të madh për PD-në 4 muaj para zgjedhjeve.

?Është një test pozitiv për PD-në dhe arritën të mobilizojnë një numër të madh njerëzish. Së dyti, nuk ka lidhje me Rumaninë. Shqipëria ka njohur protesta shumë më të mëdha. Sot janë partitë që organizojnë protesta dhe ndihen mirë kur shohin një numër të madh njerëzish.

Një protestë e madhe masive është fryma e opozitarizmit. Edhe mënyra e organizimit dhe frymës është tërësisht partiake. Dallohet qartas një ndarje midis atyre që duan të protestojnë. Është protesta me më shumë fjalime më minimale e mbajtur ndonjëherë.

Revolucionet e mëdha nuk i bëjnë kurrë partitë. Është një bast i madh për PD-në 4 muaj para zgjedhjeve. Të arrish të kanalizosh një protestë të madhe, është e vështirë dhe duhet të ketë një lloj ligjërimi që të sjellë qytetarët që janë kundër lidershipit?,u shpreh ai.

Qeveria teknike?

?Të rrëzosh një qeveri legjitime 4 muaj para zgjedhjeve, duhet të ketë një masivitet të madh qytetarësh. Për katër muaj kemi një votim politik dhe duhet të afrohet një platformë?, tha ai. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga