web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në timon me dorezë metalike dhe pa patentë/ Kapet i riu në Shkodër

17 Shkurt 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar një adoleshent, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa patentë. Mësohet se ka rënë në pranga 17-vjeçari K. N., banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në makinë, të riut i është gjetur dhe një dorezë metalike.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur ?Kisha e Madhe?, në qytet Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi autoveturën tip Benz me targa AA 161 MV.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një dorezë metalike në formë grushti, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ?Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt?; dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta?; të parashikuara nga nenet 291 e 279 të Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga