web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh në koalicionin PS-LSI?!/ Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

13 Shkurt 2017, 19:40, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, foli për marrëdhëniet mes koalicionit qeverisës PS-LSI, në studion e ?Report Tv?.

Vasili tha se koalicioni po funksionon dhe se deklarata e Ilir Metës për 71 mandatet ishte shumë e qartë. Sipas tij, LSI nuk është parti plotësuese, por përcaktuese.

?Koalicioni është në funksionim. Në rast se s?do kishim koalicion, unë s?do kisha ç?të bëja këtu. Ka qenë një nga deklarimet më të qarta deklarata e Metës për 71 mandatet. Raporti i LSI me jetën politike të vendit nuk është i lidhur thjesht për karrige. LSI është përcaktuese ose në qeveri ose në opozitë, ajo nuk është plotësuese. Se sa i fortë është Ilir Meta këtë e di opinioni publik, nuk ka nevojë të japë dëshmi të tjera ai. Nuk ka fare tension në koalicion, ne jemi shumë të qetë?, theksoi Vasili./CityNews





Lajmet e fundit nga