“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë hyrë në një periudhë krize, madje serioze. Përplasja publike mes Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Ambasadorit Amerikan në Shqipëri ishte vetëm një hallkë e atij që tashmë është një reaksion zinxhir krize në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Hallka më e fundit deri në këtë moment erdhi kur kryetari i Kuvendit dhe bashkëkryetari i shumicës parlamentare, Ilir Meta, të nesërmen e daljes së Prokurorit të Përgjithshëm, mbajti një qëndrim publik pro Llallës dhe kundër Ambasadorit Amerikan. Madje Meta e quajti Ambasadorin Lu ?Koka e Çmendur? që po çmend vendin. Ky është kuptimi i vargjeve të Dritëro Agollit që citoi Meta, duke i lexuar në kontekstin e thënieve të tij të sotme.
Nuk ka dyshim se as Llalla dhe as Meta nuk do të guxonin të shpreheshin ashtu siç u shprehën ndaj Ambasadorit Amerikan nëse Kryeministri Rama nuk do të kishte nisur një reaksion zinxhir të krizës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane me frazeologjinë shumë të fyese që përdori ndaj Trump kur ky ishte kandidat presidencial dhe me arrogancën që tregoi duke mos e zbutur qëndrimin e tij, me një urim me nota kërkimi ndjese kur Trump mori detyrën.
Kur Kryeministri sillet kështu me Presidentin amerikan, që është kryetar shteti dhe qeverie njëkohësisht, çfarë duhet pritur që të bëjnë të tjerët në Shqipëri me ambasadorin që është përfaqësues i Presidentit? Aq më tepër kur Presidenti Trump, nuk ka mirëkuptim për ambasadorët që janë treguar shumë të zellshëm në zbatimin e agjendave të Soros në vendet përkatëse, të cilat administrata e Obamës i kishte bërë politikë zyrtare amerikane.
Kriza në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është e dyfishtë. Është kriza në linjën Kryeministri Rama-Presidenti Trump. Është edhe kriza në linjën Prokurori i Përgjithshëm-Ambasadori Amerikan, ku në mbështetje të Prokurorit të Përgjithshëm ka dalë publikisht edhe Kryetari i Kuvendit Meta, duke përdorur etiketime fyese ndaj Ambasadorit. Është edhe një një e tretë krize, ndonëse më e butë, Gjykata Kushtetuese- Ambasada Amerikane.
Ambasadori Lu gjendet në situatën paradoksale që ai është në armiqësi me opozitën, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin e Kuvendit, njëherësh edhe bashkryetar i shumicës parlamentare, por është në marrëdhënie miqësore me Kryeministrin, i cili nga ana e tij është në armiqësi të shpallur me Presidentin amerikan!
Gjithsesi, Ambasadori Lu është përfaqësuesi zyrtar i SHBA në Shqipëri dhe për këtë arsye, përplasjet me të në këtë nivel të lartë shtetëror përbëjnë një krizë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, madje shumë serioze. Për vetë specifikën që kanë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, kjo krizë nuk mund të kapërcehet me heshtje, si ngjarje që harrohen.
Specifika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kërkon që konfliktet mes ambasadorëve amerikanë në vendin tonë dhe aktorëve vendas, të mos bëhen konflikte publike, por të mbeten në kufijtë e shkëmbimit të aludimeve. Këtu qëndron dhe aftësia që duhet të zotërojnë ambasadorët amerikanë në Shqipëri, aftësi e cila qartësisht i mungon ambasadorit Lu. Prandaj ai nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri.
Shqipëria është fare pranë kapërcimit të ?vijës greke? të një vendi proamerikan ku befas nisin protesta popullore antiamerikane që bëhen rutinë dhe pjesë e kulturës politike dhe shoqërore.
Por, në anën tjetër, me largimin e Lu në këto rrethana, do të krijohet precedenti që të ushtrohet presion i pakufizuar ndaj ambasadorëve amerikanë nga aktorët vendas politikë dhe institucionalë. Prandaj bashkë me Lu duhet të largohen dhe disa aktorë të tillë vendas.
SHBA po vjel në Shqipëri frutet e hidhura të mbështetjes së pakufizuar për njerëz të cilët nuk kanë as mirënjohjen më të vogël për atë që SHBA ka bërë për ta, jo më për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar në përgjithësi.
Një rrugë prej 1500 metrash në gjendje skandaloze i ka detyr...
Emisioni “STOP” solli ankesat e banorëve të Bregut të Lumit ...
Në kulmin e përplasjeve dhe akuzave midis kryeprokurorit Adr...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, ka qenë i f...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Heqja e vizave për 27 prokurorë dhe gjyqtarë shqiptarë nga a...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, zhvilloi sot një konferencë për s...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta zhvilloi sot një konferenc...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dalë në krah të kryeprokuror...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ka zhvilluar sot një konfe...
Përgjatë gjithë vitit 1990 në të gjithë kufirin shtetëror të...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushë...
Bashkimi Evropian ka reaguar sot për përplasjen mes kryeprok...
Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agol...
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer sot një operacion ...
Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar dje një takim me qytetar...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e ...
Mund të thoni çfarë të doni për presidentin Trump por ai ka ...
Këngët më të bukura të dashurisëJa cilat janë këngët më të b...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...