web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i “tërheq” veshin politikës shqiptare në Maqedoni/Ja mesazhi

31 Janar 2017, 12:34, Aktualitet CNA

Ilir Meta ka komentuar shkurt krizën e thellë politike, në të cilën ndodhet Maqedonia. Meta theksoi se kjo është një krizë e gjatë politiko-institucionale.

Ai iu bëri thirrje të gjitha forcave politike shqiptare të çojnë përpara stabilitetin e Maqedonisë me shumë përgjegjshmëri.

?Maqedonia është nyja më delikate e rajonit. Maqedonia ka vuajtur prej kohës një krizë politike dhe institucionale. Burimi i kësaj krize ka qenë lufta e ashpër mes dy partive kryesore në vend. Konflikti i deri djeshëm të mos transferohet në një konflikt të ardhshëm mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndaj është shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare me shumë përgjegjshmëri të çojnë përpara stabilitetin e Maqedonisë?, theksoi Meta./CityNews





Lajmet e fundit nga